Pëllumbi: “PS të bëjë jetë aktive parlamentare”
Autori i Lajmit: Redaksia
Servet Pëllumbi, një prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste, mendon se socialistët duhet të bëjnë jetë aktive parlamentare dhe të mos vijojnë marrëdhëniet e kushtëtezuara me këtë institucion. Pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të socialistëve dhe, pasi ka konsumuar një bisedë disaminutëshe me kryesocialistin, Pëllumbi deklarohet kundër vendimit të marrë, për të shkuar në Parlament me kohë të pjesshme, vetëm për të kërkuar hapjen e kutive. E në fakt, Asambleja e Socialistëve, ashtu siç vendosi dhe grupi parlamentar pak ditë më parë, zyrtarizoi qëndrimin për rifillim të protestave popullore, të cilat priten të nisin prej javës së ardhshme dhe për të përfunduar më 30 prill në një protestë të madhe në kryeqytet.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010