Ruçi: “Më 18 prill mblidhet Kongresi i Partisë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se ky forum mbështet qëndrimin e ndërkombëtarëve “pro” kauzës së opozitës. Asambleja u bën apel ndërkombëtarëve të vazhdojnë pëpjekjet për zgjidhjen e krizës. “Asambleja në vijim të një vendimi të saj të mëparshëm caktoi 18 prillin si datën e mbledhjes së Kongresit të partisë”,- tha Ruçi.
Kongresi, sipas tij, do të mblidhet për situatën politike dhe çështjet e tjera organizative të partisë. Në këtë Kongres do të miratohen ndryshimet në programin dhe statutin e partisë, ndërsa protestat do të zhvillohen nga 1 deri më 30 prill. Pikërisht më 30 prill do të zhvillohet protesta e madhe e Partisë Socialiste në kryeqytet. “Ashtu sikurse do të kërkojmë që në mënyrë demokratike të krijohen hapësira plus për ngritjen dhe mbrojtjen e kësaj kauze”,- ka bërë me dijeni kreu i Asamblesë, Gramoz Ruçi, duke nënkuptuar se deputetët socialistë do të jenë në Kuvend, por vetëm për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve. “Nuk ka normalitet të veprimtarisë së komisioneve parlamentare dhe nuk ka çështje të tjera për Grupin Parlamentar të PS-së pa zgjidhur krizën politike dhe transparencën e zgjedhjeve”,- tha ai. Ndërsa parashtroi edhe vendimin tjetër, sipas të cilit, “çdo ditë, që nga e sotmja deri më 30 prill, do të zhvillohen protesta”. Sa i përket Kongresit, ai tha se “Kongresi mblidhet për situatën politike dhe për probleme të tjera programore dhe statutore të Partisë Socialiste”. “Të katër këto pika u propozuan nga ana ime në konkludim të diskutimeve të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe u votuan unanimisht nga anëtarët e saj”,- tha ai. Më tej, shtoi se “ka një grup pune që ka punuar prej 7 muajsh, i cili po punon për statutin, ndërsa ndryshimet që do ti paraqiten Kongresit janë gati”.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010