Malaj: “20 % e PS kundërshtojnë bojkotin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti Arben Malaj ka kritikuar ashpër në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare qëndrimin “pro” bojkotit të Kuvendit. Sipas tij, nuk duhet të ketë justifikime që radikalizimi i Partisë Socialiste është kërkesë e bazës socialiste. “Dje disa kolegë përdorën edhe shifra që deri në 80% e anëtarëve të organizatave kërkojnë bojkotin e përhershëm të Parlamentit. Kjo frymë e godet Partinë Socialiste në avantazhin e saj publik. Ne duhet të marrim pjesë në Parlament për të qartësuar vizionin tonë për një qeveri ndryshe, për të mbështetur integrimin e vendit dhe për të qartësuar dështimet e Berishës. Sipas tij, duhen rritur kontaktet publike jo vetëm me anëtarët e PS, pasi ka kolegë që thonë se 15-20 % e socialistëve kundërshtojnë bojkotin dhe kjo nuk është një shifër e vogël që mund të nënvlerësohet. “Bojkoti ynë, pjesëmarrja e kushtëzuar ku flet 5 minuta një koleg nga grupi dhe e shoqërojnë 64 veta, pengon suksesin tonë politik. Kjo fsheh krizën e mazhorancës, pengon që të qartësohet se faktori i vetëm i kësaj krizë është kjo mazhorancë dhe Berisha. Ky bojkoti ynë i krijon mazhorancës alibinë e moszgjidhjes së krizës dhe cenon kredibilitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të PS që, edhe pse ka një objektiv strategjik shumë të rëndësishëm transparencën e votës, nuk maksimalizon efikasitetin e partisë parlamentare me qëndrimet politike jashtë Parlamentit. Protestat nuk duhet të jenë fillimi, por një harmonizim i reagimit tonë publik, duke nisur me ndërprerjen e bojkotit.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010