E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doni pica "Big Brother"? Porositini në 04 2370740

Adela dhe Aida janë përplasur edhe një herë me njëra-tjetrën. Gjithçka ka nisur nga një bisedë mbi qytetin e Adelës, Kavajën. Është dashur pak dhe të dyja vajzat nuk u kanë shpëtuar dot debateve të ashpra. "E si mund të ndodhte ndryshe!" - ka komentuar Adelajda përplasjen e pashmangshme mes të dyjave. "Me injorante si puna jote nuk mund të ndodhte ndryshe!" - i është përgjigjur Aida. Edhe pas kësaj fjale, Adela nuk ka reaguar. Sipas saj, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të treguar se kush është Aida në të vërtetë. Adela është duke bërë lojën sipas mënyrës së saj. Banorët e tjerë nuk i kanë përkrahur reagimet e Aidës, e as gatishmërinë e saj për të sulmuar përherë Adelën.

"Sori më është larguar"

Aida e pyet Arjonin nëse ato që kanë diskutuar bashkë, ai më pas i ka diskutuar edhe me Sorin, por ai i përgjigjet se jo. Ajo i tregon se deri diku, ia ka transmetuar Sorit ato që ka menduar, por jo në mënyrë aq të drejtpërdrejtë sa mund t‘i fliste Arjonit. Arjoni mendon se Sori shumë gjëra i kupton që në ajër, por Aida mendon se ato që donte t‘ia transmetonte ia ka transmetuar, sepse ajo t‘i thotë në sy ato që ka për t‘i thënë. Ndërsa shton se ai i është larguar disi, por Arjoni i thotë se nuk duhet ta vrasë mendjen kaq shumë.

"Sori është mësues perfekt"

Bika shkon në kuzhinë, ku Arjoni dhe Sori po gatuajnë drekën. Ajo i hedh ca fjalë me shaka Arjonit, por që edhe ai ia kthen. Bika i thotë se nuk dëshiron që ta çojë më tej këtë bisedë, sepse do ndërhyjë edhe Sori në mbrojtje të Arjonit. Arjoni mendon se Sori nuk influencon tek ai, sikurse mund të influencojnë të tjerët te disa të tjerë. Ai thotë se merr nga Sori çfarë i intereson dhe e kundërta. Bika e cilëson Sorin si një mësues perfekt dhe këtë ai mund ta marrë me dy kuptime, por Sori nuk e komenton fare dhe vetëm e falënderon për komplimentin.

"Ndihem mirë me ty"

Anjeza i thotë Adelës se në shtëpi ka persona të cilët e bëjnë të ndihet mirë dhe një ndër ta është edhe ajo. Adela e falënderon për konsideratën dhe i thotë se nuk ka bërë asgjë për ta merituar këtë. Adela i thotë se fakti që ndihet mirë është diçka pozitive, pasi të hysh në një eksperiencë të tillë, në një shtëpi me kamera, me njerëz të cilët nuk i njeh dhe që kanë krijuar grupe nuk është e thjeshtë për asnjë. Sipas saj, thjeshtësia është diçka që të ndihmon të integrohesh në një ambient të ri, ndërsa njerëzit e sajuar, që i zgjedhin fjalët, apo pozicionet nuk i pëlqejnë. Edhe Anjeza mendon kështu dhe tregon se vetëm te tre-katër persona e ka gjetur veten, ndërsa me të tjerët nuk ndihet vetvetja, por gjithsesi shkon mirë me të gjithë. Ajo uron që askush mos ta zhgënjejë në këtë vlerësim.

Aida: Unë mbroj idetë e mia!

Pas drekës Aida dhe Adi merren me larjen e enëve. Ata diskutojnë për lojën që sipas Aidës bëhet brenda në shtëpi. Ajo thotë: "Unë nuk po bëj lojë, thjesht mbroj idetë e mia!" Sipas Adit, asnjë nuk bën strategji, pasi loja që bëhet është shumë e rastësishme. "Strategjia është fjalë e madhe për t‘u thënë këtu brenda!" - shton Aida.

"Seksi dhe Qyteti"

Aida ka propozuar që së bashku me banorët e tjerë të diskutonin temën "Seksi dhe Qyteti". Fillimisht banorët kanë qenë pak të rezervuar, por më pas kanë nisur të diskutojnë më lirisht. Ata kanë folur e debatuar, herë duke sjellë raste konkrete nga eksperienca e tyre jetësore, apo e dikujt që ata njihnin e herë duke folur në përgjithësi, në parim, mbi këndvështrimet e ndryshme të raportit femër-mashkull, të marrëdhënieve seksuale, të rolit që luan mentaliteti shoqëror në gjithë këtë e për shumë argumente të tjera brenda të njëjtës tematikë. Megjithëse që në fillim Aida ka thënë se meqë tema mund të dukej delikate, cilido që nuk donte të qëndronte, ishte i lirë ta bënte, banorët e shtëpisë kanë qëndruar që të gjithë. Të parat që janë larguar kanë qenë Republika e Mimoza, sepse, siç tha Republika, po u vinte gjumë. Në "talk show"-n e Aidës, i ftuar special ka qenë Adi, ndërsa opinionist i parë, Bjordi.

"Do të bëja seks në ‘Big Brother‘"

Arjoni ka thënë se marrëdhëniet seksuale i shihte si diçka tepër personale dhe brenda shtëpisë së "Big Brother" nuk do të bënte kurrë diçka të tillë. Ai ka shtuar se nëse një nga femrat e shtëpisë do t‘ia kërkonte këtë, ai do të puthej gjithë ditën, por nuk do të bënte asgjë më tepër se kaq. Bjordi, i pyetur nga Aida për të njëjtën gjë, ka pohuar të kundërtën: "Po, do të kisha bërë seks në ‘Big Brother‘", ka thënë ai.

"Ti nuk di ku flet!"

Aida dhe Adelajda janë vënë sërish përballë njëra-tjetrës. Duke folur për qytetin e Adelajdës, Kavajën, Aida i ka thënë se ajo vetë u kishte thënë se vinte nga një qytet ku askush nuk shikonte punën e vet, por të tjetrit, ku të gjithë merreshin me thashetheme dhe ku paragjykimet ekzistonin. Adelajda i është kthyer duke i thënë se Aida i ishte shprehur dikujt, që më pas ia kishte treguar Adelajdës, se kjo e fundit nuk e donte qytetin e vet. "Ti nuk di ku flet!" - i ka thënë ajo Aidës dhe ka shtuar se ajo kishte dashur, duke keqpërdorur fjalët që Adela kishte thënë për Kavajën, ta nxirrte atë keq, para qytetit të saj. Aida i ka thënë se ashtu si e kishte prezantuar Adela Kavajën, vetëm mendim të keq mund të krijoje. Pas kësaj, debati mes të dyjave u thellua më tej, duke iu rikthyer atij të Adit në lidhje me Mimozën. Aida i ka thënë Adelajdës se ajo kishte përdorur fjalët e saj, ndërsa Adela kishte shpikur në kurrizin e saj. Kishte qenë pikërisht ajo që, sipas Aidës, i kishte thënë Adit, se Aida ka thënë për ty që derisa kishe një të dashur 25 vjeçe, nuk e shihje Mozën si të vogël. Në vazhdim Aida ka thënë se kjo ishte një temë tjetër dhe ata duhet t‘i ktheheshin temës fillestare në diskutim: "Seksi dhe Qyteti". Adelajda i ka thënë se ajo nuk di as ta nisë, as ta drejtojë. Aida ia ka kthyer që ajo dinte dhe ta niste dhe ta vazhdonte, ndërsa Adela, një temë të tillë, nuk do të kishte pasur kurrë kurajë ta hapte. "E si mund të ndodhte ndryshe!" - ka komentuar Adelajda përplasjen e pashmangshme mes të dyjave. "Me injorante si puna jote, nuk mund të ndodhte ndryshe!" - i është përgjigjur Aida. Më pas, në kuzhinë, kur Adelajda u thoshte banorëve të tjerë se nuk e kuptonte dot urrejtjen aq të madhe të Mesidës ndaj saj dhe se kur të dilnin ajo do të donte të sqarohej, ato kanë debatuar përsëri. "Mesida boll që të dha dhe dorën ty, ti kërkon sqarime!" - i ka thënë Aida.

"Sekreti im është te kërcimi!"

Duke biseduar me Arjonin, Ani ka thënë se ai ka arritur të bëjë një femër për vete vetëm duke kërcyer. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që një mashkull të dijë të lëvizë në pistë. "Asnjëherë mashkulli nuk duhet të hidhet më tepër se ç‘duhet!" - ka thënë ai. Sipas Anit, një mashkull i shoqëruar duhet të kërcejë shumë lehtë. Ai ka treguar për veten se, gjatë kërcimit, di të përmbahet e të bëjë lëvizjet e duhura. I vetmi problem i tij ishte vallëzimi me muzikë të qetë, sepse aty "nuk ia thotë fare". Veç kësaj do të preferonte që të kërcente me femra që do të ishin vetëm pak më të gjata se ai. Fjalët e tij kanë zgjuar kërshërinë e Arjonit, që i ka thënë se nuk do ta humbte rastin më të parë që do ta shihte duke kërcyer.

"Mos u merr me Adelën!"

Lirita i ka thënë Aidës të mos merrej me Adelën, pavarësisht se çfarë mund të thoshte kjo e fundit. Sipas Liritës, Aida po nervozohej më shumë se ç‘duhej. Aida i ka thënë se donte t‘i tregonte "zyshes" se ajo nuk ia mbyllte dot gojën. "Ajo do të më tregojë sa e përkrahur është!" - ka thënë Aida dhe ka shtuar se kjo nuk i interesonte aspak, sepse ajo ishte në gjendje ta përballonte edhe atë, edhe përkrahësit e saj. Dhe këtë po përpiqej të tregonte.

"Unë e injorova Aidën!"

Adelajda dhe Bjordi kanë komentuar sjelljet e veprimet e Aidës, si dhe ato të sajat. "Duhet t‘i qëndrosh dhe ta mbrosh mendimin apo idenë që ke!" - i ka thënë asaj Bjordi. Adelajda ka thënë se e vërteta ishte se ajo e linte vetë Aidën të fliste dhe jo se nuk kishte çfarë të thoshte. Atëherë kur kishte dashur të fliste e kishte bërë këtë. "Unë atë thjesht po e injoroja!" - ka thënë Adela dhe ka shtuar se kur më pas Aida vazhdonte të fliste, ajo nuk e dëgjonte fare dhe e linte ta bënte. "Shumë mirë!" - i ka thënë Bjordi, duke e përqafuar.

"Unë di si veproj!"

"Unë nuk rrezikoj, përkundrazi, më bën mirë!" - ka thënë Adelajda për situatën e krijuar mes saj dhe Aidës, kur Qetsori i ka thënë se ato po rrezikonin shumë. Sipas tij, kjo mënyrë të sjelluri po i vinte në rrezik dhe ai nuk donte të humbte asnjë prej të dyjave. Adelajda i ka thënë se po i vinte keq që ai po e barazonte me Aidën. "Unë do të doja të më thoshe se nuk dua të të humbas ty!" - i ka thënë ajo. Sipas saj, ky debat dhe veprimet e Aidës asaj po i bënin shumë mirë në sytë e publikut. "Ta ha mendja se unë nuk e kam menduar ndonjëherë?! - i ka thënë ajo Qetsorit, - ty faleminderit shumë, por unë di si veproj! Ajo më tha injorante dhe unë nuk fola, sepse më intereson".

"Aida po tregon veten"

Bika dhe Dritani diskutojnë për përplasjet e vazhdueshme ndërmjet Aidës dhe Adelës. Ata vënë në dukje edhe shkëmbimin e fjalëve gjatë temës që hapi Aida një ditë më parë. Bika thotë se ka vënë re që Aida përpiqet me çdo kusht që të kapet me Adelën dhe i vjen inat që kjo e fundit nuk ia kthen me të njëjtën monedhë. Ajo i tregon Dritanit se e ka këshilluar Adelën që të mos qëndrojë indiferente, pasi situatat konfliktuale mes tyre përsëriten, por Adela nuk dëshiron që të bjerë në nivelin e Aidës. "Preferon të flasë në dhomën e rrëfimit e jo të përballet", thotë Bika. Dritani i tregon asaj për një shprehje që kishte dëgjuar nga Aida kundrejt Adelës. Ajo i kishte thënë se e imagjinonte se çfarë do të bëhej Adela nëse jetonte në Tiranë. Dritani e gjykon Aidën për këtë që ka thënë, sepse ishte një ofendim shumë i madh dhe se Aida e tregoi veten se është një femër e ulët.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›