Gëzim Kame: Teatri shqiptar në asfiksi
Ka zgjedhur një komedi franceze për ta vënë në skenën e Teatrit Kombëtar. Regjisori Gëzim Kame sapo ka nisur punën me veprën e shkruar nga Lorent Bafi, i cili prej më shumë se 20 vjetësh është drejtues i emisioneve humoristike në radiot e televizionet franceze. Roland Trebicka, Rajmonda Bulku, Genc Fuga, Ermela Teli, Olta Dako, Anila Muça, janë përzgjedhur nga aktorët për të përcjellë karakteret e Baf, të cilët i drejtohen një neuropsikiatri për shërimin e simptomave të tyre të çuditshme. Shqipëruar nga Nonda Varfi, regjisori e ka marrë në dorë rreth një vit më parë këtë vepër. Pas subjektit shqiptar të "Pjatës prej druri" dhe "Kohë për t‘u çmendur", Kame ka gjetur një komedi franceze, të cilën e konsideron si një terapi të mirë për shoqërinë tonë të stresuar. Skenografia e pjesës i është besuar Agim Xhafkës, kostumografia Anila Zajmit dhe në krah të tij, si asistent-regjisor qëndron Agim Xhafka. Premiera pritet në datën 25 prill.
Sapo keni nisur punën për shfaqjen e radhës në Teatrin Kombëtar, "të gjithë me huqe". Çfarë ju çoi te ky autor?
Mua më interesoi humanizmi që ka kjo vepër. Është një komedi shumë intelektuale, komedi karakteresh, e qëndisur në aspektin profesional. Ka vite që unë s‘kam lexuar një komedi të tillë. Për më tepër, kjo vepër i shkon për shtat atmosferës sonë sociale, sepse në thelbin e saj ka një humanizëm të ndjerë, aspak të shtirur. Në këtë aspekt dhurojmë një përkujdesje të veçantë për publikun, sidomos tani që jemi në situatë parazgjedhore dhe zgjedhore dhe japim një mesazh të mirë të ndihmës dhe jo të urrejtjes të njeriut ndaj njeriut.
Në repertorin tim të përkthyer që kanë ngelur stok në shtëpinë time janë shumë vepra, një nga këto është "Kufoma e gjallë e Tosltoit", e cila është futur në projektet e Teatrit Kombëtar, është vepër e madhe, por që për arsye financiare nuk u vu dot. Komedia si në të gjithë Evropën sot është në plan të parë, i bën mirë spektatorit dhe popujve pak të stresuar siç jemi ne. Filozofitë edhe përmes komedisë, sikundër dramës, tragjikes, mund të përçohen te spektatori, por në zhanre të ndryshme. Në këtë radhë kemi dramën e komedisë dhe një filozofi shumë të përcaktuar dhe njerëzore siç e ka kjo vepër.
Pas bashkëpunimit me teatrin e Korçës, vini sërish me një komedi. Keni parë zhanre të tjera para se të përzgjidhnit?
Në repertorin tim të përkthyer që "ka ngelur stok" në shtëpinë time, janë shumë vepra. "Kufoma e gjallë "e Tolstoit, është njëra prej tyre. Vepra u fut për shqyrtim në projektet e Teatrit Kombëtar, por për përmasat e saj dhe pamundësinë financiare për ta realizuar, nuk u vu dot në skenë. Komedia, si në të gjithë Evropën sot është në plan të parë, i bën mirë spektatorit dhe popujve pak të stresuar siç jemi ne. Filozofitë mund të përçohen te spektatori edhe përmes komedisë, sikundër dramës e tragjikes.
Sot, zgjedhja e një komedie konsiderohet si gjysmë suksesi. Ju si mendoni?
Nuk e kam menduar kurrë që të zgjedhësh një komedi për sukses. Ndodh që mund të qeshësh me një batutë, por del nga salla dhe ke përtypur kashtë gjatë gjithë kohës dhe jo vlera të vërteta intelektuale. Ka dhe komedi që të bëjnë të qeshësh e të mendohesh shumë. Suksesi nuk kërkohet tek elementet artistike të veprës së shkruar, por te një punë profesionale për përgatitjen e veprës artistike skenike. Vepra e shkruar mund të botohet, ta gjesh në bibliotekë, ndërsa shfaqja është vepër më vete skenike. Autorë të saj janë regjia, aktorët, skenografi, kompozitori, etj.
"Të gjithë me huqe" është një vepër bashkëkohore, shumë e suksesshme në Francë, me një autor që vazhdon të jetë aktiv në krijimtari. Në një rast të tillë, sa ndikojnë gjithë këto elemente të jashtme në përfytyrimin që ka marrë komedia në konceptin tuaj regjisorial?
Përveç informacionit për veprën, për autorin dhe krijimtarinë e tij, nuk u referohem shembujve të vënieve të mëparshme. Në trajtimin e një vepre kontemporane të ditëve të sotme, i besoj përvojës time. Autori është ftuar të vijë në premierë dhe jam i sigurt që do të shohë një vepër origjinale të vënë nga trupa shqiptare.
Edhe pas kaq vitesh, në Tiranë kemi vetëm një teatër shtetëror. Çfarë nënkupton mungesa e teatrove privatë?
Që teatri është në asfiksi. Mungon ligji për teatrin, i cili presupozon të zhvillohen trupat private. Duke mos i pasur këto të fundit, me një teatër shtetëror në kryeqytet është shumë e vështirë të krijosh ushqim shpirtëror. Nëse do të lejoheshin trupat private, do t‘i hapej rrugë konkurrencës, do të kishte më shumë punë dhe do të viheshin në eficensë shumë të rinj që nuk dihet ku janë. Mua m‘u desh të pyesja shumë miq të mi për të zgjedhur aktoret në dy rolet e vajzave të reja, sepse nuk i njoh. Është fatkeqësi që këta të rinj nuk kanë terren ku të zbulojnë talentin e ku të praktikohen. Po vazhdoi kështu, një pjesë e këtyre aktorëve që janë do të dalin në pension e ca të tjerë do të ngelen pa punë. Nuk mund të punojnë të gjithë në një teatër e me një vepër. Është një situatë urgjente, që akoma nuk po kuptohet nga Ministria e Kulturës. Ka gati 10 vjet që ky ligj ngelet nëpër sirtarët e ministrive dhe secili nga ministrat, të paktën me ata që unë kam pasur kontakte, e quajnë të domosdoshëm, por nuk e di se çfarë e pengon zbatimin e këtij ligji.
Nëse aktorët në Tiranë gjenden në këtë qerthull, çfarë ndodh me teatrot e rretheve?
Aktorët bëjnë një punë rutinë për të justifikuar pagesën, për të mbajtur veten gjallë, sepse interesat janë minimale. Edhe këtu në Tiranë ka aktorë që marrin një rrogë e nuk kanë dëshirë të punojnë. Deri këtu ka arritur paradoksi në teatrin shqiptar. Është zbehur pasioni, idealizmi që e mban një artist.
Pak kohë më parë ju vutë në teatrin "Andon Zako Çajupi" të Korçës komedinë "Kohë për t‘u çmendur". Do të vazhdoni bashkëpunimin me teatro të tjerë të rretheve?
Kam disa projekte me dy-tri rrethe të tjera, gjithashtu jam i ftuar në Kosovë. Nga ana tjetër synoj që të merrem me projektin e madh të "Kufomës së gjallë" në Teatrin Kombëtar.