E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atmosfera nё 1 janar 2011-tё

Pas atmosferёs sё gёzueshmё dhe tё zhurmshme tё ndёrrimit tё viteve, rrugёt dhe sheshet e kryeqytetit shqiptar nё ditёn e parё tё Vitit tё Ri 2011-tё, duken thuajse te boshatisur.

Nёpёr arteriet kryesorё ku vetёm nje ditё mё parё mbizotёronte trafiku i rёnduar, dhe zhurma, makinat nё qarkullim ishin shumё tё pakёta nё numёr, gjithashtu lёvizja e pakёt e makinave vihej re edhe nё rrugёt dalёse dhe hyrёse tё Tiranёs.
 

Bulervardi kryesor “Dёshmorёt e Kombit” qё vetёm njё natё mё parё gumёzhinte nga shpёrthimi i fishekzjarreve, tanimё gjendet nё qetёsi.
Tё vetmit njerёz tё cilёt lёviznin ishin ato tё cilёt shkonin pёr vizita tek tё afёrimit e tyre, pёr ti uruar festёn e Vitit tё Ri 2011-tё.
Bankat, furrat e bukёs, dyqanet, shumё lokale dhe restorante, nё pjesёn mё tё madhe ishin tё mbyllura. Gjithashtu edhe pak farmaci ishin tё hapura. Pёr tё gjetur njё bar pёr tё pirё kafe duhej tё sorollatej paksa nёpёr rrugёt e kryeqytetit.
Edhe ato pak autobuzё urbanё tё cilёt qarkullonin, ishin thuajse tё zbrazёt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›