E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici mashtrohet nga 70-vjeçarja

ELBASAN - Një punonjës policie depoziton tek kolegët e tij kallëzim, pasi e kishte mashtruar me një shumë të konsiderueshme parash një grua 70 vjeçe. 

 Ranxhi Gjorga, efektiv i komisariatit të Elbasanit, i kishte dhënë të moshuarës në formë fajde 3000 mijë euro dhe 50 mijë lekë të reja. Por Gjorga më pas ka kuptuar se ka rënë pre e mashtrimeve, që i kishte bërë Fatime Zhika. Mësohet se 51-vjeçari Gjorga ka bërë dy ditë më parë kallëzimin e tij në sektorin e krimit ekonomiko-financiar. Pas kësaj, polica ka nisur hetimet e njëkohësisht dhe çështjen penale në ngarkim të 70-vjeçares, e cila rreth dy vite më parë i ka marrë atij shumën e mësipërme, duke i thënë se do t'ia kthente paratë kundrejt një interesi në të cilin kishin rënë dakord palët. Policia ka marrë në pyetje 70-vjeçaren, ndërkohë që efektivi i policisë i ka kërkuar asaj t'ia kthejë të paktën shumën që ai i kishte dhënë, duke mos marrë parasysh fare interesin që ata kishin rënë dakord. Gjorga ka pohuar tek kolegët e tij se, ia kishte kërkuar disa herë paratë të moshuarës, por ajo vetëm sa i kishte shtyrë datat, pa ia kthyer.                       a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›