“Vejusha e zezë” pickon në arë katër persona
BERAT - "Vejusha e zezë" çon në spital në gjendje të rëndë katër persona nga fshatrat e Beratit.
Burime nga spitali bëjnë të ditur se brenda një dite janë paraqitur 4 persona të helmuar nga merimanga e zezë. Një nga të pickuarit është Drita Qyli, 50 vjeçe nga fshati Çiflik. Nëna e tre fëmijëve ishte duke punuar në arë, kur është pickuar nga insekti vdekjeprurës. Gruaja ka kërkuar menjëherë ndihmën e familjareve, dhe më pas ka humbur ndjenjat.
Mjeku rojë në spitalin e Beratit tha se, pa kaluar as 10 minuta nga urgjenca e 50-vjeçares, është paraqitur në gjendje të rëndë Merjeme Oshafi, 49 vjeçe. Nëna e 5 fëmijëve nga fshati Veterrik i komunës Velabishtë ishte pickuar në orët e para të mëngjesit në oborrin e shtëpisë nga merimanga e zezë, në momentin që po pastronte. Ajo tregon se në momentin që ishte duke fshirë oborrin nga tenda e hardhisë ishte shkëputur një merimangë, e cila i ra asaj në trup. Insekti i rrezikshëm e ka pickuar gruan në qafë. Sipas mjekut rojë, Bekim Bendo, 49-vjeçarja ka ardhur në gjendje të rëndë pasi merimanga e ka pickuar pranë kokës, ku dhe helmimi ka vepruar shumë shpejt pranë sistemit të trurit. Mësohet se 49- vjeçarja ka kaluar në gjendje të rëndë dhe për këtë shkak, ajo është transportuar në spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar. Ndërkohë, disa minuta pas shtrimit të 49-vjeçares, një tjetër rast me pickim nga merimanga ka shkruar me urgjencë në spitalin e Beratit. Myqerem Salliu, 60 vjeç, nga fshati Duhanas i komunës Veterrikë ishte pickuar nga vejusha e zezë dhe gjendja e tij ishte e rëndë. Po dje, në spitalin e Beratit ka shkuar për mjekim një tjetër viktimë e merimangës. Hajri Rrepi, 62 vjeç nga fshati Veterrikë është viktima e katërt e ditës, ndërsa mësohet se gjendja e tij e ka kaluar rrezikun për jetën. Brenda harkut kohor prej një muaji, numri i të pickuarve nga vejusha e zezë ka shënuar 11 persona. Të gjithë të pickuarit janë nga zonat rurale të Beratit. Vitin e kaluar, në qarkun e Beratit humbën jetën dy persona, njëra ishte një nënë 28-vjeçare. d.xh