Penelop Kruz: “Ëndrra ime: Të puth Meril Stripin”
E kush mund ta kishte imagjinuar? Një nga aktoret më të preferuara në botë ka një pasion të zjarrtë për kolegen e saj. “Sa herë që e shikoj dëshiroj ta puth”- rrëfen Penelop Kruz në një intervistë për “Intervieë Magazine”. “Jam e çmendur për Meril Strip, sidomos pasi e kam parë në filmin “Silkëwood” që është realizuar në vitin 1983. Gjëja e parë që kam menduar në atë çast ishte ”i puth këmbët për ta nderuar”. Ironike, simpatike, dhe me shumë dëshirë për t’u argëtuar, Penelop duket mjaft e sigurt në vetvete, në intervistën e përgatitur nga një gazetare e njohur. Por ajo nuk foli vetëm për Melil Strip, në fakt ylli i kinemasë, që për momentin po merret me xhirimet e filmit “Sex And The City 2”, iu përgjigj edhe pyetjes se me kë ëndërronte të darkonte: “Do të dëshiroja të kisha një takim me Federiko Fellinin, Billi Uilder, Vudi Allen, e natyrisht me Pedro Almodóvar. Do të gatuaja për ata një specialitet spanjoll, i cili përgatitet me vaj ulliri, kripë, vezë dhe patate”.
Lejdi Gaga
Këngëtarja është frikësuar nga seksi
Lejdi Gaga ka deklaruar se nuk ka besim te meshkujt, ndërsa më herët është frikësuar edhe nga marrëdhëniet seksuale. Këngëtarja 23-vjeçare, e cila aktualisht nuk ka të dashur, ka treguar se këngët në albumin e saj “The Fame Monster”, janë shkruar në kohën kur ajo kishte fobi nga intimiteti. “Jam vërtet e lumtur që jam vetëm për momentin, po punoj për të përmirësuar muzikën time dhe po udhëtoj. Mendoj se ka kohë për këtë gjë dhe ky nuk është momenti im për të pasur një marrëdhënie intime me dikë të gjinisë tjetër. Dhe sidoqoftë, nuk kam besim kur bëhet fjalë për meshkujt”,- ka thënë Lejdi Gaga. Më herët këngëtarja ka deklaruar se i pëlqejnë edhe femrat dhe këtë e ka dëshmuar më së miri në këngët e saj, ku shfaqet duke u puthur me balerinat seksi.
8 Dhjetor 2009