Peng 12-vjeçarin për vjedhjen e një biçiklete
Një 12-vjeçar është mbajtur peng për dy orë nga një grua, e cila
dyshonte se i kishte vjedhur biçikletën. Ngjarja e rrallë ka
ndodhur në Tiranë, ku i mituri është rënduar nga ana psikologjike,
pas këtij incidenti. Burimet policore bënë të ditur se ngjarja ka
ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që denoncimi i të miturit është
regjistruar ditën e djeshme. Sipas
informacioneve, rreth orës 10:30 të
paradites, në Drejtorinë e Policisë së
Tiranës është paraqitur i mituri Ardit
N., bashkë me të atin. Në praninë e
një psikologeje, ai është marrë në
pyetje, ku ka deklaruar se rreth orës
19:10 të së martës, Bianka Isaku, 38
vjeçe, e ka marrë atë në dyqanin e saj.
Ajo dyshohet se e ka mbajtur në
dyqan 12-vjeçarin përreth dy orë, për
ta detyruar që të pranonte vjedhjen
e biçikletës së saj. Megjithatë, fëmija
nuk ka pranuar akuzën, pavarësisht presionit që i është ushtruar
dhe në fund, 38-vjeçarja e ka lënë sërish të lirë. I mituri i ka rrëfyer të afërmve të tij se çfarë i kishte ndodhur, kështu që bashkë me ta është paraqitur në polici. Pas denoncimit, policia tha se ka marrë në pyetje autoren e dyshuar, e cila është dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë. Policia tha se ajo mund të akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit.