Statusi i lëkundur i xhaxha Sam-it, superfuqisë së vetme globale
Kriza financiare ka të ng
jarë që të zbehë statusin
e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës si superfuqia e vetme
e botës. Praktikisht Shtetet e
Bashkuara kanë probleme ushtarake
në Afganistan dhe Irak dhe
tani po përballen edhe me problemet
financiare. Në rrafshin filozofik
tash e tutje për të do të jetë
më e vështirë që të mbrojë parimet
e tregut të lirë, ndërkohë që
tregjet e saj janë përmbysur. Ka
nga ata që e konsiderojnë këtë
moment si shumë kyç. Filozofi
politik John Gray i Shkollës Londineze
të Ekonomisë, shkroi në një
gazetë britanike se kemi të bëjmë
me një ndryshim historik gjeopolitik,
në të cilin balancat e
pushtetit në botë po ndryshojnë
pakthyeshmërisht. Sipas tij, epoka
e lidershipit botëror të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës
ka marrë fund, kredoja e tregut të
lirë është vetëshkatërruar dhe në
një rrafsh krahasues me atë që i
ndodhi Bashkimit Sovjetik në
fund të viteve ‘80. Modeli qeverisës
dhe ai ekonomik i Amerikës
është shembur. Simbolika e
gjithë këtij ndryshimi të madh,
paradigme të re është fluturimi
në hapësirë i astronautëve kinezë
dhe gjunjëzimi i një sekretari
amerikan të Thesarit të frikësuar
dhe dështuar. Megjithatë jo të
gjithë janë të mendjes së Amerika
po kalon Apokalipsin. Në fund
të fundit sistemi është testuar
edhe më parë. Në vitin 1987 indeksi
i aksioneve të Dow Jones ra
me mbi 20% brenda një dite të
vetme. Në vitin 2000 ishte kriza
Dot.com. Pavarësisht situatave
shumë të rënda, Amerika arriti që
ta merrte sërish veten, siç bëri
edhe pas luftës së Vietnamit.
Megjithatë edhe mendimtarët
më të thekur neokonservatorë
janë të bindur se po lind një botë
shumëpolare, por ata duan që
edhe në këtë botë Amerika të
ketë pozicionin e liderit të vetëm.
Robert Kagan bashkëthemelues
në vitin 1997 i "Projekti për një
Shekull të ri Amerikan", që bëri
thirrje për një lidership global
amerikan, ka shkruar së fundi se
bota e sotme duket më shumë si
ajo e shekullit të 19-të, se ajo e
shekullit të kaluar dhe se ata, që
e konsiderojnë këtë si një lajm të
mirë, duhet të sjellin ndërmend
që rendi i shekullit 19 nuk përfundoi,
ashtu sikundër ndodhi
me Luftën e Ftohtë. Sipas tij, Shtetet
e Bashkuara dhe kombe të
tjerë demokratikë duhet të jenë
më vizionarë për sa u përket interesave
të tyre nga sa bënë gjatë
Luftës së Ftohtë. Ndërkohë drejtori
i një thin-thank britanik,
Chatham House, Robin Niblett
vë re se gjatë një konference të
fundit të nivelit të lartë në Berlin,
pretendimi i Amerikës për
një vazhdimësi të lidershipit të
saj global u prit me shumë mosbesim.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara
konsiderohen në një periudhë
rënieje dhe një rol të
madh në këtë pozicion të Shteteve
të Bashkuara ka pasur administrata
e Presidentit Bush,
shfaqja e fuqive të reja botërore,
rritja e pasurisë së naftës nga
ana e disa shteteve të tjera.
Megjithatë, duhet ndarë momenti
aktual nga struktura e së
tërës dhe një gjë e tillë sigurisht
që kërkon kohë.
jarë që të zbehë statusin
e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës si superfuqia e vetme
e botës. Praktikisht Shtetet e
Bashkuara kanë probleme ushtarake
në Afganistan dhe Irak dhe
tani po përballen edhe me problemet
financiare. Në rrafshin filozofik
tash e tutje për të do të jetë
më e vështirë që të mbrojë parimet
e tregut të lirë, ndërkohë që
tregjet e saj janë përmbysur. Ka
nga ata që e konsiderojnë këtë
moment si shumë kyç. Filozofi
politik John Gray i Shkollës Londineze
të Ekonomisë, shkroi në një
gazetë britanike se kemi të bëjmë
me një ndryshim historik gjeopolitik,
në të cilin balancat e
pushtetit në botë po ndryshojnë
pakthyeshmërisht. Sipas tij, epoka
e lidershipit botëror të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës
ka marrë fund, kredoja e tregut të
lirë është vetëshkatërruar dhe në
një rrafsh krahasues me atë që i
ndodhi Bashkimit Sovjetik në
fund të viteve ‘80. Modeli qeverisës
dhe ai ekonomik i Amerikës
është shembur. Simbolika e
gjithë këtij ndryshimi të madh,
paradigme të re është fluturimi
në hapësirë i astronautëve kinezë
dhe gjunjëzimi i një sekretari
amerikan të Thesarit të frikësuar
dhe dështuar. Megjithatë jo të
gjithë janë të mendjes së Amerika
po kalon Apokalipsin. Në fund
të fundit sistemi është testuar
edhe më parë. Në vitin 1987 indeksi
i aksioneve të Dow Jones ra
me mbi 20% brenda një dite të
vetme. Në vitin 2000 ishte kriza
Dot.com. Pavarësisht situatave
shumë të rënda, Amerika arriti që
ta merrte sërish veten, siç bëri
edhe pas luftës së Vietnamit.
Megjithatë edhe mendimtarët
më të thekur neokonservatorë
janë të bindur se po lind një botë
shumëpolare, por ata duan që
edhe në këtë botë Amerika të
ketë pozicionin e liderit të vetëm.
Robert Kagan bashkëthemelues
në vitin 1997 i "Projekti për një
Shekull të ri Amerikan", që bëri
thirrje për një lidership global
amerikan, ka shkruar së fundi se
bota e sotme duket më shumë si
ajo e shekullit të 19-të, se ajo e
shekullit të kaluar dhe se ata, që
e konsiderojnë këtë si një lajm të
mirë, duhet të sjellin ndërmend
që rendi i shekullit 19 nuk përfundoi,
ashtu sikundër ndodhi
me Luftën e Ftohtë. Sipas tij, Shtetet
e Bashkuara dhe kombe të
tjerë demokratikë duhet të jenë
më vizionarë për sa u përket interesave
të tyre nga sa bënë gjatë
Luftës së Ftohtë. Ndërkohë drejtori
i një thin-thank britanik,
Chatham House, Robin Niblett
vë re se gjatë një konference të
fundit të nivelit të lartë në Berlin,
pretendimi i Amerikës për
një vazhdimësi të lidershipit të
saj global u prit me shumë mosbesim.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara
konsiderohen në një periudhë
rënieje dhe një rol të
madh në këtë pozicion të Shteteve
të Bashkuara ka pasur administrata
e Presidentit Bush,
shfaqja e fuqive të reja botërore,
rritja e pasurisë së naftës nga
ana e disa shteteve të tjera.
Megjithatë, duhet ndarë momenti
aktual nga struktura e së
tërës dhe një gjë e tillë sigurisht
që kërkon kohë.