E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 4-vjeçari, ra nga ballkoni

Një fëmijë i vogël ka gjetur vdekjen, dy ditë më parë, pasi ka
rënë nga ballkoni, ku ishte duke luajtur. Burimet policore
thanë se ngjarja ka ndodhur rreth drekës së të martës në Tiranë, në
një pallat te rruga "Stavri Themeli", ku 4-vjeçari kishte dalë të luante
në ballkon. Sipas informacioneve të policisë, njoftimi është
dhënë rreth mesnatës nga spitali dhe menjëherë në vendin e ngjarjes
ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se Deni D., ka
rënë nga ballkoni i një pallati të ri. 4-vjeçari, me banim në rrugën
"Ferit Xhajko", është dërguar nga familjarët për në spital, por fatkeqësisht
ka ndërruar jetë. Sipas të dhënave të mbledhura nga policia,
aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, kur fëmija ka
qenë te shtëpia e gjyshit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›