Barnat, Shëndetësia e zhytur në korrupsion
Këtë vit, KLSH ka ushtruar
kontroll të plotë në Ministrinë
e Shëndetësisë, proces ky
i përfunduar dy javë më parë.
Ndër problemet më serioze të
konstatuara nga KLSH, lidhen
me procesin e rimbursimit të
barnave. "Në miratimin e listës
së barnave dhe përbërjen e komisionit
brenda ministrisë ekziston
rreziku i elementëve korruptiv.
Për më tepër, në hartimin e listës
së barnave të rimbursueshëm
nuk disponohet një metodologji,
ku të përcaktohen kriteret për
përzgjedhjen e llojit. Mungesa e
këtyre kritereve ka bërë që vendimet
e marra nga komisioni i
miratimit të listës së barnave të
rimbursueshëm që funksionin
në Ministrinë e Shëndetësisë
të ketë ndjeshmëri të lartë në
nivelin e korrupsionit, që lidhet
me ndërhyrjen që bëjnë distributorë
të ndryshëm farmaceutik
apo ndikimi i mjekëve anëtarë të
këtij komisioni, për përfshirjen e
barnave të shtrenjta në listën e
barnave të rimbursueshme. Vërejmë
se, i njëjti ilaç, që rimbursohet
nga ISKSH-ja, ka çmim më
të lartë se ai që shitet në tender",
tha dje i shqetësuar kreu i KLSH.
Çeku sugjeroi që barnat duhet
t‘i nënshtrohen procedurës së
prokurimit publik, pasi janë të
njëjtët distributorë që furnizojnë
si shërbimin spitalor ashtu edhe
atë ambulator. Vlera e barnave
të subvencionuara arrin në 4
miliardë lekë në vit.
kontroll të plotë në Ministrinë
e Shëndetësisë, proces ky
i përfunduar dy javë më parë.
Ndër problemet më serioze të
konstatuara nga KLSH, lidhen
me procesin e rimbursimit të
barnave. "Në miratimin e listës
së barnave dhe përbërjen e komisionit
brenda ministrisë ekziston
rreziku i elementëve korruptiv.
Për më tepër, në hartimin e listës
së barnave të rimbursueshëm
nuk disponohet një metodologji,
ku të përcaktohen kriteret për
përzgjedhjen e llojit. Mungesa e
këtyre kritereve ka bërë që vendimet
e marra nga komisioni i
miratimit të listës së barnave të
rimbursueshëm që funksionin
në Ministrinë e Shëndetësisë
të ketë ndjeshmëri të lartë në
nivelin e korrupsionit, që lidhet
me ndërhyrjen që bëjnë distributorë
të ndryshëm farmaceutik
apo ndikimi i mjekëve anëtarë të
këtij komisioni, për përfshirjen e
barnave të shtrenjta në listën e
barnave të rimbursueshme. Vërejmë
se, i njëjti ilaç, që rimbursohet
nga ISKSH-ja, ka çmim më
të lartë se ai që shitet në tender",
tha dje i shqetësuar kreu i KLSH.
Çeku sugjeroi që barnat duhet
t‘i nënshtrohen procedurës së
prokurimit publik, pasi janë të
njëjtët distributorë që furnizojnë
si shërbimin spitalor ashtu edhe
atë ambulator. Vlera e barnave
të subvencionuara arrin në 4
miliardë lekë në vit.