E Shtunë, 31 Tetor 2026

KfW, 15 milionë euro për Korçën

Qeveria ka miratuar dje në
parim, marrëveshjen e
huas, ndërmjet Ministrisë
së Financave dhe Bankës Gjermane
për Rindërtim dhe Zhvillim
(KfW), për financimin e projektit
"Sistemi i kanalizimeve të ujërave
të zeza, Korça IV", me një hua
prej 15 milionë euro. Miratimi i
marrëveshjes është bërë duke iu
referuar ligjit "Për huamarrjen
shtetërore, borxhin shtetëror
dhe garancitë shtetërore të huas
në Republikën e Shqipërisë", me
propozimin e ministrit të Punëve
Publike dhe Transportit si dhe të
ministrit të Financave, Këshilli i
Ministrave. Projektet gjermane
të bankës KfW janë të shtrira
edhe në qytetet Elbasan dhe
Pogradec, kryesisht në sistemin
e ujësjellësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›