E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati hedh në votë paketën "shpëtimtare"

Senati amerikan ka tentu
ar mbrëmë që të "ring
jallë" paketën prej 700
miliardë dollarësh të propozuar
nga administrata e Bushit për të
shpëtuar ekonominë amerikane
nga kriza financiare ku
është futur. Ligjvënësit i janë
nënshtruar votimit për një version
të riparë të ligjit. Përmes
këtij veprimi, mbështetësit e tij
synojnë që të bëjnë presion në
Dhomën e Përfaqësuesve për të
riparë edhe njëherë votën e së
hënës që refuzoi paketën
"shpëtimtare". Propozimi i Senatit,
që mendohet të ketë pasur
një mbështetje të gjerë bipartizane,
përfshinte një numër
ndryshimesh që ndoshta e
bëjnë më të "gëlltitshëm" planin
e refuzuar nga një numër i
madh republikanësh, por edhe
demokratësh. Nëse gjithçka do
të shkojë mirë, ndoshta plani
do të votohet sërish në Kongres.
Ndërkohë mbrëmë kanë fluturuan
drejt Uashingtonit edhe
kandidatët presidencialë, për të
qenë prezent në momentin e
votës. Bursa e Nju Jorkut ka pësuar
sërish rënie dhe mbi të
gjitha edhe vetë gjendja
shpirtërore e amerikanëve është
rënduar. Ata po ndërgjegjësohen
se plani i propozuar është
një pikë delikate që nuk ka të
bëjë vetëm me shpëtimin e Wall
Street, por me gjithë ekonominë
amerikane. Pas skenave,
thuhet se Presidenti Bush ka
drekuar me Sekretarin e Thesarit,
Paulson dhe shefin e
Rezervës Federale, Bernanke,
për të riformuluar një strategji
të re paraqitëse për planin.
Planit, që është hedhur dje për
votë në Senat, i janë shtuar
edhe disa detaje lehtësuese taksash
për biznesin dhe shtresën
e mesme, pavarësisht këmbënguljes
negative të Shtëpisë së
Bardhë për një gjë të tillë. Në
përpjekjen për të risjellë në jetë
paketën që të hënën hasi në
kundërshtinë e ashpër të
shumë ligjvënësve, që e kanë
cilësuar thjesht si një mjet për
të nxjerrë nga situata bankat e
Wall Street dhe jo për të shpëtuar
ekonominë, mbështetësit
e saj janë gati të bëjnë edhe kompromise,
por sigurisht jo të
tilla që të cenojnë thelbin. Aksionet
në bursën amerikanë
kanë rënë ndërsa të gjithë janë
në pritje të një rrugëdaljeje. Pavarësisht
shtimit të shpresës,
paketës i janë bërë ndryshimet
e duhura për t‘u miratuar në
Kongres, investitorët vazhdojnë
të jenë nervozë. Nëse Senati do
ta aprovojë ligjin, ai do të duhet
t‘i nënshtrohet sërish votës së
Dhomës së Përfaqësuesve, e cila
e refuzoi të hënën. Sipas shumë
analistëve, paketa e hedhur në
Senat nuk ka ndryshime me të
parën e refuzuar nga Kongresi të
hënën, por përfshin disa masa
që mund ta ndihmonin Kongresin
ta mbështeste në rastin e
një vote të dytë. Një nga klauzolat
e reja është rritja e garancisë
nga ana e qeverisë në lidhje
me kursimet. Për të marrë "po"-
në e Senatit ligji duhet të marrë
mbështetjen e 60 senatorëve,
nga 100 që janë gjithsej. Megjithatë,
atij për t‘u aprovuar tërësisht
do t‘i duhet të rikthehet në Kongres
sot. Nëse vota e Senatit do
të jetë pozitive, atëherëë shanset
për një "po" të dytë në Kongres
janë shumë më të mëdha se
herën e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›