E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zihen për qeranë, pronari vret me thikë qeraxhiun

Një 58 vjeçar është vrarë me thikë paraditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në kryeqytet ku 58-vjeçari Sami Kapellari është qëlluar për vdekje me thikë nga 61-vjeçari Ylvi Kodra.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila bëri të mundur arrestimin e autorit, në tentativë duke u larguar nga banesa, pak momente pasi kishte kryer krimin.

Paraprakisht, dyshohet se motiv i ngjarjes së rëndë, të jetë mos shlyerja e një pagese të qerasë nga ana e viktimës, pasi ky i fundit jetonte me qera në banesën e autorit.

Sipas policisë ndaj 61-vjeçari Ylvi Kodra, po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të "Vrasjes me dashje" ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e ftohtë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›