Gjyqet kundër (pu)shtetit, me kriminalistë privatë
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Drejtësia në vendin tonë shpesh vihet në pikëpyetje për barazinë në gjykim. Rastet më të prekshme duket se janë ato kur policia shkëmben zjarr kundër autorëve të dyshuar të një krimi, e më e rënda kur këta të fundit qëllohen nga uniformat blu, apo kur nëpunësit e shtetit shkelin rregullat në dëm të qytetarëve.
Në një intervistë për gazetën “Ballkan”, Miliadh M. Muçi, jurist, ekspert kriminalist tregon se deri më tani qytetarët të përfshirë në të tilla çështje janë shpesh të pambrojtur, pasi mbledhja e provave për këto raste u lihet në dorë ekspertëve të Policisë Shkencore, të cilët janë pjesë e Policisë së Shtetit dhe si të tillë kanë konflikt interesi, duke minuar kështu jo vetëm procesin në fjalë kundrejt një qytetari, ku rrezikojnë të anojnë kundër këtij të fundit, por minojnë tërë sistemin e së drejtës në Shqipëri. Muçi jep një zgjidhje për këtë çështje kaq delikate, që është institucionalizimi i ekspertimit ligjor. Kjo sipas tij do të sillte paanësi në gjykim dhe padyshim ajo që është më e rëndësishme, drejtësi.
Jo vetëm për kuriozitet të lexuesit, por edhe për njohuri, çfarë është kriminalistika?
Ajo është një shkencë juridike e së drejtës, që merret me studimin e mjeteve shkencore në kërkimin, zbulimin, fiksimin e gjurmëve dhe provave materiale, me ekzaminimin veças dhe krahasues të tyre në proceset penale e civile, për të mbrojtur interesat e shtetasve, të shtetit dhe sistemit të drejtësisë.
Cili është vendi i kriminalistikës midis shkencave të tjera juridike, si ajo penale, civile e të tjera?
Në proceset penale e civile, hetimi dhe gjykimi i çështjeve penale, apo civile, kane për objekt të të provuarit, të vërtetuarit të fakteve dhe rrethanave në zgjidhjen e drejtë, me objektivitet të tyre nga prokurori dhe gjyqtari. Objekti i të provuarit përbën vlerat dhe kufijtë e përdorimit të metodave e mjeteve kriminalistike. Ndryshe, nuk mund të arrihet të zgjidhet e vërteta e çështjes penale, apo civile.
Kur i ka fillimet në vendin tonë shërbimi i Ekspertimit Kriminalistik?
Kriminalistika shqiptare fillimet e saj i ka në vitin 1947, me regjistrimin e elementëve keqbërës për krijimin e kartotekës së shenjave të duarve, e quajtur ndryshe e daktiloskopisë. Në vitin 1952, në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës, që ndodhej në strukturën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kryhet ekspertimi i parë i daktiloskopisë.
Si funksionon në ditët e sotme shërbimi i ekspertimit kriminalistik?
Sikurse para viteve 90 në strukturat e Policisë së Shtetit, edhe shërbimi i ekspertimit kriminalistik, me emrin e ri të Institutit të Policisë Shkencore (IPSH), i krijuar me vendim të veçantë të qeverisë, pra jo me ligj të veçantë. Kjo do të thotë, se punonjësit e IPSH-së kryejnë funksione të oficerit të Policisë Gjyqësore, duke qenë njëkohësisht punonjës ose oficerë të Policisë së Shtetit, të cilët sipas nenit 30.2 të Kodit të Procedurës Penale janë të kualifikuar për ekspertime kriminalistike gjatë hetimeve, në hartimin e procesverbaleve, të skicave dhe përgatitjen e tabelave fotografike në veprimtarinë e mekanizmit të kryerjes së veprës penale. Në kushtet e përcaktimit të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe Rregulloren e IPSH-së, eksperti oficer i Policisë gjyqësore që varet nga Policia e Shtetit, kurrsesi nuk mund të jetë i lirë dhe i pavarur në mendimet e tij. Për çfarëdo ngjarje dhe ekspertim, të kryer me urdhër ose delegim të prokurorit, hetimi është i lidhur ngushtë me interesat e karrierës së ekspertit, oficer i Policisë Gjyqësore, të bashkëpunëtorëve të tij dhe drejtuesve të IPSH, të strukturave të Policisë së Shtetit dhe titullarëve të saj. Prandaj, është e domosdoshme që në procesin gjyqësor, përballë mendimit të eksperti të IPSH, duhet të vihet dhe ai i ekspertit kriminalist të lirë dhe të pavarur, sidomos kur e kërkojnë palët në proces, sikurse mendimi i avokatit që është në oponencë me prokurorin. Ndërsa, për çështjet civile, kur gjykatës i lind nevoja të kryejë ekspertime kriminalistike të sendeve dhe objekteve që përbëjnë prova për palët në proces, eksperti i IPSH-së, absolutisht nuk duhet ti kryejë sepse i përkasin Ekspertit Ligjor.
Në vendin tonë, a ka një shërbim të ekspertimit kriminalistik të lirë dhe të pavarur ose të ekspertimit Ligjor?
Me ndryshimin e sistemeve në vitet 90 hodhi hapat e parë edhe shërbimi i ekspertimit të lirë dhe të pavarur i kryer nga persona fizikë, pra jo i institucionalizuar me ligj të veçantë, sikurse janë avokatia, noteria, kohët e fundit përmbarimi dhe ekspertimi kontabël. Ndërsa, në fillim të viteve 2000 krijohen persona juridikë të shoqatës së “Shkencave Juridike” dhe Fondacionit të Qendrës Shkencore të Mbrojtjes së Individit “The ekspres”, si shumë OJF për qëllime komerciale pa objekt të shkencës së kriminalistikës, duke u kthyer edhe në investigues ose gjurmues. Prandaj ka shkuar koha e tyre dhe duhet të kryhet institucionalizimi i ekspertimit ligjor.
Si e përcaktoni ju, në të vërtetë ekspertimin ligjor?
“E drejta përbën përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”, shprehet Kushtetuta në nenin 4 të saj, ndërsa “Gjykata është organi që realizon dhënien e drejtësisë”, thuhet në nenin 1.1 të Kodit Penal. Këto parime të rëndësishme që kanë të bëjnë me pavarësisë e sistemit gjyqësor, nuk sigurohen si më parë. Në procesin gjyqësor ofrohen ekspertët e IPSH, si levë e (pu)shtetit, ndërsa mbahen larg ekspertët e lirë dhe të pavarur, megjithëse në Kodin Penal në nenin 179 thuhet: “Caktimi i ekspertit bëhet duke e zgjedhur atë përmes personave që janë regjistruar në librat e caktuar...” dhe është fjala për librat që mbajnë gjykatat. Pyetja që drejtoni është e lidhur me dispozitat e kreut II të Kodit të Procedurës Penale mbi personat juridikë, ku në nenin 24 shprehet se ata janë institucione që financohen vetë ose nga buxheti i shtetit, të njohur me ligj si person juridikë. Ndërsa institucionet që nuk ndjekin qëllime ekonomike nuk regjistrohen “Person juridik”, prandaj dhe IPSH është krijuar me vendim të qeverisë. Po kështu, oficerët e tij si pjesë e Policisë Gjyqësore brenda strukturave të Policisë së Shtetit nuk janë persona fizikë dhe të regjistruar në gjykatë, sikurse ekspertët e lirë dhe të pavarur që në kushtet e ekonomisë së tregut kryejnë veprimtari ekonomike, të cilët mbetet të ngrihen në nivelin e institucionit dhe institucionalizimit, mbështetur në ligjin ose statusin Për Ekspertimin Ligjor”.
A mund të jetë institucionalizimi i Ekspertimit Ligjor pjesë e reformës në drejtësi dhe në veçanti në veprimtarinë e Gjyqësorit?
Oficerët ekspertë të IPSH në çështjet penale në vendngjarje bëhen pjesë e hetimit nga policia Gjyqësore, me urdhër apo delegim të përfaqësuesit të organit të procedimit, sikurse është edhe prokurori. Por, sipas nenit 121.1 dhe 15 të Kodit penal eksperti i IPSH sikurse ai i lirë dhe i pavarur përjashtohet për shkak të pjesëmarrjes më parë në proces, njëlloj si gjyqtari. Kjo dispozitë saktëson që eksperti i IPSH pjesëmarrës në një shkallë të procedimit nuk mund të ushtrojë funksionin e një shkalle tjetër, qoftë kur ka marrë pjesë me kërkesë të prokurorit apo të oficerit të Policisë Gjyqësore, në hetimin paraprak të çështjes. Eksperti i IPSH sipas nenit 17 të Kodit Penal ka detyrim të heqë dorë edhe kur ka qoftë edhe këshilla ose ka shfaqur mendim mbi objektin e procedimit. Asnjëherë nuk mund të ketë garanci, që eksperti i IPSH nuk ka dhënë këshilla apo mendime në këqyrjen e vendit të ngjarjes, në laborator apo në rrethana të tjera për veprimet hetimore dhe ekspertimet e kryera midis kolegësh të IPSH. Njëlloj është e saktësuar në legjislacionin tonë civil, në nenin 224.c dhe 72.4 të Kodit Civil, për çështje që ndihmojnë direkt gjykatën me kërkesë të subjekteve private ose shtetërore.
Aplikimi në BE
Ekspertimi Ligjor, pjesë
e reformave në Drejtësi
Pyetjes, se sa mund të ndikojë në këto momente problemi i Ekspertimit Ligjor, si pjesë e reformave në Drejtësi, në nismën e Qeverisë për aplikim në BE, Muçi i përgjigjet se, nuk mund ta shtrojmë problemin, se mos institucionalizimi i ekspertit ligjor ndikon negativisht, apo pozitivisht në nismat e qeverisë. Por është e qartë se institucionalizimi i Ekspertimit Ligjor nuk mund të veçohet nga reformat në drejtësi dhe sidomos në sistemin gjyqësor. Në SHBA krahas prokurorit të shtetit ekziston dhe edhe prokurori privat, që ngre akuza kundër institucioneve shtetërore. Pak muaj më parë Kryeministri i Kroacisë kërkoi pjesëmarrjen e ekspertëve ligjorë, të lirë dhe të pavarur për një çështje ndaj tij. Tek ne kanë ndodhur ngjarje me pasojë vdekjen e qytetarëve për shkak të veprimeve apo të mosveprimeve të punonjësve të policisë, nëpunësve dhe pushtetarëve, të cilët janë hetuar ose hetohen pa pjesëmarrjen e Ekspertëve Ligjorë, të lirë dhe të pavarur. Institucionalizimi i Ekspertit Ligjor Kriminalistik, mjeko-ligjor dhe në fusha të tjera që ndesh veprimtaria dhe praktika e sistemit të gjyqeve për të shmangur çdo lloj konflikti interesash, bën të mundur të minimizohen shkeljet ligjore, të plotësohen hapësirat midis legjislacionit të së drejtës dhe mënyrës së përdorimit të metodave e mjeteve tradicionale e bashkëkohore, që vendet e Evropës i vlerësojnë si rregullatorin e të drejtës në sistemin gjyqësor, për sa i përket Ekspertimit Ligjor zë vend parësor.
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010