Seinberg-Meta, SHBA vlerëson politikën rajonale të Shqipërisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë politikën rajonale të Shqipërisë. Ky qëndrimi i diplomacisë amerikane i është bërë i ditur zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta gjatë takimit që ka zhvilluar dje me zëvendëssekretarin e Shtetit James Steinberg. Zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme njofton se gjatë këtij takimi zëvendëssekretari i Shtetit dhe zëvendëskryeministri u ndalën në çështje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në kuadër të sigurisë ndërkombëtare, në rolin e Shqipërisë në rajon si dhe në procesin e njohjes së Kosovës. Meta paraqiti edhe një herë qëndrimin e konsoliduar të Qeverisë shqiptare për pjesëmarrje aktive në operacionet ndërkombëtare të sigurisë, duke theksuar prezencën në Afganistan dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dhe duke garantuar një angazhim dhe kontribut në rritje të Shqipërisë në operacionet e Aleancës. Gjithashtu, Meta dhe Steinberg diskutuan mbi situatën në Rajonin e Ballkanit duke vënë në dukje rolin strategjik të Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Zëvendëskryeministri Meta e njohu Zëvendëssekretarin Steinberg me vizitën e tij të fundit në Serbi, takimet me drejtuesit politikë dhe vizitën në Luginën e Preshevës. “Kjo vizitë i shërben jo vetëm rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe rritjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, i cili ka tashmë një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Evropian”, - tha Meta. Ai dhe zëvendëssekretari Steinberg ndanë pikëpamje të njëjta për çështjen e pavarësisë së Kosovës, e cila u konsiderua si një proces i pakthyeshëm që i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon. Në këtë kuadër, Meta shprehu angazhimin e Shqipërisë për shtimin e përpjekjeve diplomatike në dobi të njohjes së mëtejshme të Republikës së Kosovës nga shtete të tjera.
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010