E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: PS nuk duhet ti rikthehet bojkotit

Autori i Lajmit: S.T

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, thotë se ajo çfarë ndodhi të premten në Kuvend ishte një zhvillim i paralajmëruar. Palët u ndanë qartë në qëndrimet e tyre gjatë fjalimeve në Kuvend duke shënjuar më herët fatin e nismave të PS. Por sipas Islamit, momenti i votimit të komisionit hetimor parlamentar dëshmoi mungesë të respektimit të rregullores nga Partia Socialiste, kur vendosi të tërheqë nismat gjë që u keqshfrytëzua sipas tij edhe nga mazhoranca. Në mungesë të një skenari mbi hapat që do të ndjekë PS pas këtij momenti, deputeti Kastriot Islami thotë se, Partia Socialiste nuk duhet ti rikthehet rrugës së bojkotit të Kuvendit. Islami kujton për këtë deklaratën e bërë vetëm një ditë më parë në Tiranë nga Komisioneri për zgjerim Stefan Fule, që e cilësoi bojkotin një mjet antidemokratik.
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›