E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Ftojmë socialistët të hetojmë së bashku zgjedhjet

Autori i Lajmit: Redaksia

Partia Demokratike fton deputetët socialistë të bëhen pjesë e komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. “Në vijim të binomit kushtetutshmëri – transparencë Partia Demokratike fton Partisë Socialiste dhe zotin Edi Rama dhe të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të marrë pjesë aktivisht në nismën e Kuvendit për transparencën e zgjedhjeve të qershorit 2009, në përputhje me vendimin e djeshëm të miratuar prej Kuvendit”, - tha dje deputeti Viktor Gumi. Por duke analizuar seancën e së enjtes ai pohoi se aty u pa qartë se socialistëve nuk u intereson transparenca, por tymnaja dhe vetëm tymnaja për çështjen e zgjedhjeve. “Hetimi parlamentar i zgjedhjeve ka qenë kryefjala e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të gjithë këtë kohë, dhe dje pas një pune të përgjegjshme disa javore të Komisionit të Ligjeve dhe të diskutimeve në seancë plenare, Kuvendi i çeli dritën jeshile hetimit kushtetues të zgjedhjeve të përgjithshme. Por dje Partia Socialiste provoi se nuk e do transparencën, dje Partia Socialiste refuzoi të bëjnë transparencën e zgjedhjeve”, - tha ai. ligjvënësi socialist shtoi se për Kuvendin e Shqipërisë është realizuar dhe përmbyllur, në përputhje me Kushtetutën, një nga temat më të nxehta të jetës politike në këto shtatë muaj të cilat përbënin njëkohësisht edhe flamurin e betejës politike të opozitës. “Për pasojë, tani ajo që mbetet është zbatimi në praktikë I vendimit të Kuvendit. Mazhoranca deklaron se do ti qëndrojë të gjithë atyre premtimeve të bëra publikisht, duke realizuar kështu edhe parakushtet e tjera të deklaruara për arritjen e konsesusit politik, me qëllim ushtrimin e rolit kontrollues të Kuvendit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin”, - përfundoi ai.

Ky lajm është publikuar: 21/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›