E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrja e tregtarit rom, denohet anetari i “Hakmarrjes”

Gjykata e Krimeve te Renda denon me 12 vjet heqje lirie, nje prej anetareve te bandes “Hakmarrja per Drejtesi”, per pengmarrjen 1 milion dollaresh te tregtarit rom te veshmbathjeve, Halit Nazifit, ne qershor te vitit 2002. Gentian Caka, 33 vjec, i akuzuar si pjese e bandes, dje eshte ndeshkuar per nje krim qe akuzohet se e ka kryer jo si pjese e grupit, por ku rezultoi i implikuar. Trupi gjykues, i kryesuar nga Liljana Baku, e ka cilesuar Caken si autorin e vetem te “rrembimit te personit ne bashkepunim”, pasi asnjehere nuk u provua nga prokuroria pas pese vitesh hetimi, se ne kete rrembim moren pjese edhe anetare te tjere te grupit. Procesi gjyqesor ka zgjatur nje vit, ndersa kishte nisur tetorin e 2006-es ne Gjykaten e Krimeve te Renda, pasi policise dhe organit te akuzes i eshte dashur te rihetoje ngjarjen. Sipas togave te zeza, tregtari Halit Nazifi ka dale nga shtepia mengjesin e 22 qershorit te vitit 2002, ndersa ate jave martonte te birin e tij 15-vjecar. Pa dale mire nga lagjja ne Allias, dy persona te veshur me uniforme policie, i bene postbllok vetures se tregtarit, atekohe 37-vjecar, qe ka ndaluar. E kane detyruar qe ta ndiqte, pasi do te shkonin ne komisariat. Por vetem pak metra, pasi kane dale nga lagjja, i eshte vene nje thes i zi ne koke, duke e derguar jashte kryeqytetit, ne nje vend ende te pazbuluar. Ne kembim te lirise se tij, pengmarresit kerkonin 1 milion dollare nga familjaret. Njerezit e tregtarit bene nje denoncim ne polici nje dite me pas, nderkohe qe u organizua nje kurth per pagesen e parave ne rrugen e Shallvareve. Ne operacion u perfshine kater komisariate dhe shume agjente civile, ndersa u perdoren valute e falsifikuar. Pas ndryshmit te destinacionit disa here per kembimin e parave, sipas hetimit te prokurorise, i pandehuri Gentian Caka ka vendosur te lere si piken e takimit, lokalin “Flamengo”, ne Bulevardin “Zhan D’Ark”. Gjate operacionit, Caka ka rene ne pranga pas nje incidenti e shkembimit te zjarrit me policine e Tiranes.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›