Shtate plumba per dashurine e mohuar
Xhemil Beharaj
Dashuria e mohuar eshte bere shkak per nje grindje, mes babait te vajzes dhe djalit qe pretendonte se e donte, ne qytetin e Patosit. Ka mjaftuar nje e goditur me pellembe, qe i mituri Renanto Rrapaj te zbrazte, rreth ores 20:00 te se martes, nje karikator te pistoletes “Zastava” mbi Albert Llanajn, qe ishte njekohesisht edhe fqinji i tij. Tre prej predhave te plumbave e kane prekur ne trup 48-vjecarin qe eshte plagosur rende. Pas krimit, 16- vjecari Rrapaj eshte vetedorezuar ne Komisariatin e Patosit, vetem pak minuta pas krimit. Gjate deshmise, i demtuari ka thene se djaloshi i ngacmonte te bijen, por i dyshuari mohoi akuzen, duke thene se Llanaj e kishte qelluar me pellembe.
Konflikti kishte lindur rreth ores 14:00 te dy diteve me pare, ndersa gjate debatit mes Albert Llanajt dhe Renato Rrapajt ka pasur edhe fyerje. Burime te policise vendore thane se i mituri ka pretenduar se 48-vjecari e kishte qelluar me pellembe pse ai i ngacmonte te bijen. Kaq ka mjaftuar qe Rrapaj te shkonte ne banese e te merrte pistoleten, tip “Zastava”, qe e mbante pa leje dhe gjashte ore pas incidentit ta zbrazte mbi “vjehrrin” e tij, prane stacionit te autobuseve ne Patos. Ka zbrazur te gjithe karikatorin, por vetem tre prej predhave kane zene Llanajn, qe perfundoi ne spital. Mjeket thane se i demtuari ka tre plage ne shpatull, kembe e kofshe dhe eshte jashte rrezikut per jeten pas nderhyrjes kirurgjikale. Vetedorezimi i te dyshuarit eshte bere oret e para te mengjesit te djeshem, pasi nuk u gjet ne vendngjarje nga policia.
Policia vendore nisi menjehere hetimet per kete ngjarje, duke marre deshmite e te dyja paleve, ndersa u sekuestruan ne cilesine e proves materiale shtate gezhoja. Mesohet se shkaku i incidentit mes fqinjeve ka qene se 16-vjecari kishte ngacmuar dhe pretendonte qe te zinte te dashur vajzen 14-vjecare te Albertit, qe eshte nxenese e njeres prej shkollave 9-vjecare te qytetit te Patosit. Por, vajza kishte njoftuar te atin pas bezdisjeve te shumta. I mituri ka pretenduar gjate momentit te sqarimit me 48-vjecarin se e donte vajzen e tij, por tjetri ka kundershtuar. Ne debat e siper, Llanaj ka qelluar Renaton me pellembe dhe kaq ka mjaftuar qe ngjarja te degjeneronte ne gjakderdhje.
“U vetedorezova qe te shmangia hakmarrjen”
Pas vetedorezimit ne komisariat, Renato Rrapaj ka deshmuar se si kishte kryer krimin. “Pasi me qelloi me pellembe, i nevrikosur kam gjetur armen dhe e kam ndjekur Albert Llanajn nga pas. E pashe qe hyri ne nje lokal per te pire kafe dhe e kam pritur derisa ka dale”, ka rrefyer i mituri per agjentet. Per motivin e krimit, ai ka pretenduar se eshte qelluar me pa te drejte nga 48-vjecari dhe se vajzen e tij e donte. Ndersa Llanaj ka dale ne trotuar, Rrapaj i eshte afruar, duke i drejtuar armen dhe zbrazur te gjithe karikatorin. “Pasi e qellova, jam larguar nepermjet rrugicave te pallateve. Vendosa te dorezohem, pasi i trembesha nje hakmarrjeje te mundshme”, ka thene 16-vjecari per hetuesit. Dosja e te miturit eshte derguar drejt Vlores, ku ndodhet nje seksion i vecante per te miturit qe kryejne krime.