E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Apeli i BEi qartë, Berishajepi fund krizës

TIRANE-Gjatë një konference për shtyp në selinë rozë, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi sot për apelin e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, duke theksuar se kryeministri, Berisha, duhet që t’i hapë rrugë zgjidhjes së krizës vetëm duke lejuar transparencën e kutive.
Duke shprehur mirënjohen ndaj BE që gjeti kohën në një kohë krize në Eurozonë, BE diskutoi sipas Ramës, krizën e gjithanshme ne Shqipëri.
“Unë dëshiroj ti bëj një tjetër apel Sali Berishës: Mos i mbaj vizat dhe integrimin peng të korrupsionit elektoral. Apeli i djeshëm është i qartë: kërkohet zgjidhje për krizën, ndërkohë që në Tiranë kryeministri vazhdon të mohojë së ka krizë. Këtu ka një hendek të madh dhe po punojmë që këtë hendek ta mbyllin. Apeli i ri eshte hapk kutite, liro vizat”, theksoi Rama para pak momentesh.

Sipas tij, Shqipëria ka humbur mjaft kohë dhe ka mbetur e fundit në rajon për sa i përket integrimit. “Mjaft kohë ka humbur Shqipëria duke mbetur të fundit në rajon. Mos ji peng i atyre kutive të së shkuarës që mban peng të ardhmen, ndaj Berisha mos ki frike, hap kutite”. Tani te gjithe e dine te verteten e 28 Qershorit, tha Rama.
Më tej, kreu i PS shtoi se “ka një përpjekje intensive për t’i dhënë fund krizës”. "Por theksoj, zgjidhja të jetë garanci për qytetarët, jo zgjidhje që të shërbejë si alibi".

Rama gjithashtu vuri theksin dhe tek ekonomia që sipas tij Shqipëria po rrënohet cdo ditë ekonomikisht.

Dje Bashkimi Europian nepermjet Minsitrave te jashtem te vendeve ne union deklaroi se kriza po cënon seriozisht integrimin e Shqipërisë ndërsa zgjidhja është përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës. BE thekson se marrëveshja duhet të vijë në një mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›