E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, pusi i naftësçliron gaz helmuesnë atmosferë

FIER- Pusi i naftës Bubullima 14 po ndot cdo ditë në mënyrë ekstreme ambientin duke cliruar gaz helmues në atmosferë. Fermerët nuk mund tu afrohen tokave të tyre për shkak të ajrit të rëndë ndërsa efektet duken edhe në të mbjella.

Pusi i naftës ndodhet në afërsi të rrugës që lidh banorët e fshatrave Kallm i madh e Kallm i vogël me autostradën Lushnjë-Fier. Banorët shprehen se ndjehen të rrezikuar nga prania e gazit helmues ndërsa kërkojnë nga ndërmarrja e naftës ndalimin e rrjedhjes së gazit.

Pjesa e rrugës që të con tek gryka e pusit është bllokuar me shirita dalles ndërsa të vetmet që paralajmërojnë rrezikun e gazit janë dy tabela në anë të rrugës, ku kalojnë cdo ditë qindra banorë.

Një muaj më parë në këtë pus gjeti vdekjen Dhimitraq Gjeci, specialist nafte, në përpjekje për të ndaluar rrjedhjen e gazit sulfurik në këtë pus.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›