Shkodër, vritet gjatë arrestimit 67-vjeçari

Një 67-vjeçar ka mbetur i vrarë gjatë operacionit për arrestimin e tij. Viktima është Lazer Palvuksani. Palvuksani nuk ka pranuar t'i dorëzohet policisë, por i është kundërpërgjigjur forcave të rendit dhe nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë.
Operacioni për arrestimin e tij ka nisur në orët e para të mëngjesit nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat RENEA në komunën Temal. 67-vjeçari ishte dënuar në mungesë me 23 vjet burg për vrasje.