E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrja perfundon me bashkimin e dy te rinjve

MAT/ Vajza eshte larguar me djalin qe donte prej dy vjetesh duke sjelle reagimin e dhunshem te familjes se saj ndaj fisit tjeter


MAT - Nje histori pengmarrjeje por qe nuk u cilesua si e tille nga uniformat blu perfundoi ne oret e paradites se djeshme me kurorezimin e nje cifti ne Karrice te rrethit Mat ndonese u angazhuan forca te shumta policie si dhe nga strukturat e sektorit kunder krimeve te renda per nje ngjarje te bujshme pengmarrjeje.


Historia mes Gezim Nikes nga Karrica e Matit dhe vajzes E.D nga fshati Baz i rrethit Mat ka nisur dy vite me pare kohe ne te cilen ata jane njohur. Sipas rrefimeve djali 27-vjecar i eshte drejtuar dhe familjes nga Bazi per te kerkuar doren e vajzes me te cilen ka dashur te martohet.


Por ka hasur ne mospelqimin e tyre per kete lidhje me sa duket dhe nga mosperkimi religjioz. Gjithsesi te rinjte nuk jane shkurajuar nga mosaprovimi prinderor kesisoj e kane ruajtur lidhjen ne mes tyre edhe pse ne fshehtesi dhe ne distance.


E nderkohe qe nuk u kane ecur dhe orvatjet e fundit per te bindur familjen ne Baz mbremjen e se dieles ata e kane bere fakt te kryer teksa 27-vjecari i eshte afruar fshatit Baz ne rrugen nacionale ku eshte takuar me vajzen dhe jane nisur per tek njerez te tyre ne drejtim te Tiranes.


Rreth ores 0200 te nates mungesa e vajzes ne shtepi eshte pikasur nga familja e saj te cilet kane dhene menjehere alarmin per kete zhdukje te befte te vajzes se tyre ndaj mendja u ka shkuar menjehere tek personi qe e kishte kerkuar vazhdimisht ta merrte per nuse. Kesisoj ata kane bere gati makinat dhe jane nisur menjehere ne drejtim te Karrices per tek familja e Gezim Nikes.


Me sa duket duke qene erresire ata kane ngaterruar shtepi teksa jane futur ne nje shtepi ku kane pare drite ndezur duke menduar se aty do te gjenin dhe djalin e vajzen e rrembyer sipas tyre. Gezimi jetonte me te emen ne shtepi pasi babai i ka vdekur.


Por realisht ne ate shtepi me ne distance nga shtepia per ku ishin nisur ata gjeten te tjere njerez kusherinj te Gezim Nikes dhe disa miq te ftuar te cilet jane shokuar per momentin nga ajo futje e befte dhe e personave te ardhur ne dhomen ku ata po rrinin dhe te cilet nuk i njihnin.


Te ardhurit me rremuje u kane thene tu gjenin vajzen ndryshe do i merrnin peng. Nderkohe ata me pas kane shkuar e kane marre dhe Afrimin vellane e Gezimit te cilit i kane adresuar te njejtat fjale.


Dikush ka lajmeruar policine e cila eshte gjendur ne vendin e ngjarjes ndersa me pas jane thirrur ne policine e Matit edhe Gezimi dhe vajza E.D te cilet kane dhene deshmite e tyre per hetuesit policore. Vajza dhe djali kane pohuar ne polici se jane lidhur dhe do te martohen bashke.


Pas disa perpjekjesh dhe negociatash burime konfidenciale thane se jane pare te uleshin ne nje kafe afer policise se Burrelit te dyja familjet te Nikajve ne Karrice dhe ata te vajzes nga Bazi i Matit per te kurorezuar miqesisht lidhjen ne mes dy te rinjve. Ndersa me pas dy te rinjte e anatemuar ne lidhjen e tyre pergjate dy viteve jane nisur per ne Karrice tek shtepia e djalit 27-vjecar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›