Universiteti i Elbasanit kerkon rialokim kuotash per vendet bosh

Universiteti i Elbasanit starton vitin akademik me rreth 13 mije studente me 25 programe Bachelor 18 mastere profesionale dhe 4 mastera shkencore. Ky universitet pret miratimin e te pakten 2 doktoratave duke mbyllur keshtu ciklin e trete te studimeve brenda strukturave te tij.
Rektori i Universitetit prof. Liman Varoshi ne nje konference shtypi deklaroi se kuotat e ketij universiteti per startin e vitit te ri akademik jane permbushur me 95 dhe pritet qe ne deget me te kerkuara te kerkohet nje rialokim kuotash te mbetura bosh duke plotesuar numrin prej 2090 studentesh te kerkuar nga vete universiteti. Nderkohe per nivelin e trete te studimeve Varoshi tha se pritet konfirmimi dhe miratimi i te pakten dy doktoratave.
Rektori tha se universiteti po perballon me fondet e veta problemet ekonomike duke i mbyllur me tarifat e grumbullara nje pjese te tyre. Ai konfirmoi se universiteti Aleksander Xhuvani do te kete propozimet e veta per financimin e Universiteteve qe do ti beje publike shume shpejt.
Lushnje nuk mbahet premtimi per mjedise te reja
Ka startuar per te tretin vit radhazi Universiteti Bujqesor i Lushnjes. Plot 120 studente te rinj kane nisur diten e hene vitin e pare te ketij universiteti se bashku me studentet e tjere te vitit te dyte dhe te trete.
Edhe pse shume premtime ka pasur si nga pushteti lokal dhe ai qendror per nje godine te re te universitetit edhe kete vit cikli i ri akademik nisi ne te njejten godine ne ambientet e Institutit Bujqesor. Universiteti Bujqesor i Lushnjes ka 3 vjet qe eshte hapur si dege e Universitetit Bujqesor Kamez.
Ndryshe nga vitet e tjera ku numri i studenteve nuk e kalonte 80 per cdo vit kete here vetem ne vitin e pare do te studiojne 120 studente dhe se bashku me dy vitet e meparshme numri total i studenteve te kesaj dege shkon ne 270. Deget ku ky numer studentesh studiojne dhe do te studiojne jane finance kontabilitet agrobiznes frutikulture agrikulture dhe drejtim fermash.
Universiteti i Vlores kete vit me kurse online
Universiteti Ismail Qemali i Vlores ka nisur sot vitin e ri akademik pa ceremoni ku ora 800 ka gjetur studentet te ulur neper auditore per te nisur diten normale te mesimit. Kete vit ulen per here te pare ne auditore rreth 2 000 studente. Rektori Tanush Shaska pohon se ajo cka e ben te dallueshem kete vit jane risite te cilat qendrojne tek diplomat e reja por edhe tek kurset online.
Risite qendrojne tek diplomat e reja. Ne kemi disa prej tyre ne fakultetin e shkencave dhe fakultetin ekonomik kryesisht. Jane 3-4 kurse online qe po praktikohet per here te pare kete vit nderkohe qe cilesia dhe kontigjenti i studenteve qe kane ardhur kane ndryshime te ndjeshme me vitin e kaluar. Ajo cka mbetet ende problematike ne universitetin e Vlores jane ambientet pasi ka numer te kufizuar te tyre.
Aktualisht ambientet qe jane ne shkollen e marines jane me lageshtire nderkohe qe zgjidhje do te mbetet gjithmone kampusi. Referuar ketij te fundit ne kemi ngritur nje grup pune qe te nesermen e daljes se vendimit te Keshillit te Ministrave.
Pas kesaj ndarja do te jete ne tre grupe pune. I pari per te nxjerre anen ligjore lejet e ndertimit grupi tjeter do te merret me rritjen e fondeve nje detyre kjo qe do te zgjasi disa vjet dhe grupi tjeter do te shqyrtoje anen akademike. Ne janar do te shpallet tenderi per projektin. shte nje projekt shume ambicioz dhe shpresojme qe ne tetor te vitit te ardhshem nje fakultet te filloje shkollen ne kampusin e ri permbylli Shaska.
Gjen vdekjen 14-vjecari ra ne tension
ELBASAN - Nje 14-vjecar ka gjetur vdekjen pasi ka rene ne tension ne kohen qe kishte hyre ne banje.
Burime te policise bejne te ditur se 14-vjecari Ferit Bami ka qene tek shtepia e gjyshes se tij ne lagjen Syrja Dylgjeri te qytetit te Elbasanit. I mituri ka hyre ne banje per te bere dush dhe eshte gjetur ne gjendje te renduar nga familjaret te cilet e kane trasportuar per ne spital. Sipas policise 14-vjecari dyshohet se ka rene ne tensionin elektrik gje qe mendohet ti kete shkaktuar edhe vdekjen.
Policet mitmarres mbeten ne burg
SARAND - Burg pa afat dha dje gjykata e Sarandes per dy inspektoret e policise se Komisariatit te Sarandes Ramadan Hasani dhe Hasan Haderi njeri specialist i policise kriminale per krimet e renda dhe tjetri specialist policie ne zone. Ata u vune ne pranga kater dite me pare.
Hasani dhe Haderi akuzohen per korrupsion pasiv ne bashkepunim pasi kane kerkuar 1 mije euro ne kembim te lirimit nga burgu te nje te akuzuari per tentative vrasjeje. Para togave te zeza ata nuk e kane pranuar akuzen.
Tushaj Do te rishikohet sinjalistika
LEZH - Ndryshimi i sinjalistikes vertikale ka ngjallur reagime tek drejtuesit e automjeteve taksi 8-1 te cilet ne menyre te vazhdueshme ngrene shqetesimin e rishikimit te sinjalistikes.
Kryetari i Bashkise se Lezhes lidhur me kete kerkese te drejtuesve te automjeteve 8-1 deklaroi se rruget e qytetit dhe per me teper qendra e kane te pamundur te perballojne kete fluks automjetesh ndaj eshte pare e arsyeshme ndryshimi i sinjalistikes. Por Tushaj deklaroi se do te shikohet mundesia e levizjes se ketyre automjeteve ne unazen e qytetit ne rrugen Shtraus dhe rrugen Luigj Gurakuqi.
Aksident i trefishte vdes drejtuesi i zetorit
LEZH - Mengjesin e se henes nje aksident i trefishte ka ndodhur ne rrugen dytesore Superstrade-Tale me pasoje vdekjen e nje shtetasi 70-vjecar. Burime zyrtare nga policia kane bere te ditur se aksidenti eshte shenuar ne oren 0600 ku jane perfshire 3 automjete nje kamioncine qe drejtohej nga shtetasi Pjeter Ndreu nga fshati Tale i Lezhes nje fuoristrade qe drejtohej nga 45-vjecari Ndue Pergega nga Lezha si edhe nje automjet zetor qe drejtohej nga 70-vjecari Gjergj Makaj nga fshati Tale i Komunes Shenkoll Lezhe. Shkak i ketij aksidenti me pasoja fatale eshte bere parakalimi i gabuar i automjetit kamioncine.