Prokuroria SAC-i pa licence per demontim

Sipas akuzes Policani dhe Mjekesi mashtruan per kapacitetet dhe koston e demontimit te municioneve. SAC e konfiskuar ne SHBA
Dokumentet e dorezuara nga prokuroria ne gjykate shkaktojne reagimin e te pandehurve te procesit
TIRAN- Kompania amerikane Southern Ammunition Company Inc SAC e cila eshte zgjedhur nga Ministria e Mbrojtjes per demontimin e municioneve ne Gerdec nuk ka qene e licencuar nga autoritetet e SHBA-se per demontim fishekesh pasi ishte e konfiskuar si shoqeri. Keshtu deklaroi nder te tjera para togave te zeza prokurori Genci Qano gjate parashtrimit te kerkesave te organit te akuzes te cilat me pas u administruan nga Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet.
Po nga kjo trupe gjyqesore prokurori Qano kerkoi qe te administrohen edhe si prova materiale ne dosje shkresat zyrtare qe jane sekuestruar ne zyren e te pandehurit Shkelzen Madani qe tregojne se kompania SAC ishte e konfiskuar nga autoritet e SHBA-se.
Ne materialet e sekuestruara ne banesen e te pandehurit Shkelzen Madani rezultojne dokumente ne te cilat ka te dhena per kompanine amerikane SAC. Ne to rezulton se kjo kompani eshte regjistruar ne Amerike dhe madje kishte edhe nje vendim konfiskimi.
Nderkohe qe nuk kishte aktivitet te licencuar per demontimin e fishekeve ne SHBA-theksoi prokurori Qano. Ne vazhdim te paraqitjes se provave te prokurorise perfaqesuesit e akuzes jane shprehur nder te tjera se kompania SAC ka sherbyer si fasade pasi sipas tyre realisht cdo gje eshte kryer per te favorizuar kompanine shqiptare Albademil ne te cilen ishin bashke-ortak Mihal Delijorgji dhe Patrik Henri.
Keto prova te paraqitura nga prokuroria kane sjelle reagimin e avokatit mbrojtes te te pandehurit Delijorgji avokat Maksim Haxhia. Ky i fundit ne fjalen e tij i ka kerkuar togave te zeza qe materialet per kompanine SAC te mos perfshihen ne fashikullin e gjykimit.
Nese keto materiale do te behen pjese e gjykimit atehere Patrik Henri dhe kompania SAC duhet te merren te pandehur-nenvizoi avokat Haxhia duke i kujtuar prokurorise se per gjykim kishin sjelle vetem kompanine Albademil dhe Delijorgjin. Ne vazhden e kesaj rrjedhe logjike ka kundershtuar akuzen edhe avokati Vladimir Meci qe mbron interesat ligjore te gjeneralit Shpetim Spahiut duke akuzuar prokurorine se ka/dhe po perdor dy standarde gjykimi.
Nuk duhet te perdoret asnje prove shkresore per firmes SAC nga gjykata pasi kjo firme nuk eshte pjese e hetimit gjyqesor.
Prokuroria ka paraqitur vetem prova ku disa prej te pandehurve akuzohen se kane favorizuar kompanine SAC ndersa statusi i kesaj firme dhe i vete Patrick Henri nuk jane prekur nga ky proces gjyqesor-shtoi avokat Meci duke theksuar se amerikani Henri nuk eshte nje mbret dhe eshte absurd fakti qe nje shtet i tere u vendos ne sherbim te tij.
Gjithashtu avokatet kundershtuan thirrjen e Henrit me cilesine e deshmitarit ne kete proces pasi sipas tyre nuk mund te thirret ne cilesine e deshmitarit nje person qe ka qene ortak ne firmen AlbaDemil e cila eshte e pandehur. Me tej seanca gjyqesore ka vazhduar me provat e tjera te prokurorise ku akuzuan dy ish-drejtoret e uzinave te Gramshit dhe te Policanit te cilet i kane derguar Ministrise se Mbrojtjes informacione te rreme ne lidhje me mundesine qe keto dy fabrika kane per demontim te fishekeve.
Sipas akt-ekspertimit te kryer gjate fazes hetimore eshte vertetuar se te dyja uzinat kane qene ne gjendje mjaft te mire per te kryer procesin e demontimit per te gjithe llojet e kalibrave te municioneve-thane prokuroret duke shtuar se ish-drejtoret Fiqiret Mato dhe Lavdi Shatro duke favorizuar MEICO-ne kane paraqitur te dhena te rreme per te realizuar Gerdecin si vend ku do te behej procesi i demontimit te municioneve.
Avokatet e dy te pandehurve kerkuan verifikimin e firmave te tyre ne keto shkresa pasi sipas tyre nuk kishin firmosur ata ne shkresat qe mohonin se fabrikat ku drejtonin ata mund te demontonin fisheke. Sipas akuzes ne fabriken e demontimit e cila shpertheu me 15 mars 2008 humben jeten 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere dhe per kete pasoj jane marre te pandehur 28 persona mes tyre edhe shoqeria Albademil.