Penn në lidhje me Costello?
Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 18:50
Aktori Sean Penn raportohet se ka një të dashur të re.
Ajo quhet Shannon Costello. Lidhja në mes të aktorit të filmit “Milk” dhe Costellos thuhet se ka lindur gjatë kohës kur aktori dhe punonjësja humanitare punuan së bashku në një projekt të organizatës “Haitian Relief”, shkruan revista People.
Detajet e kësaj lidhjeje ende nuk dihen.