SHBA bie besueshmeria ne kredimarrje

Për herë të parë në histori ka rënë shkalla e besueshmërisë për kredimarrje në Shtetet e Bashkuara. Agjencia amerikane për vlerësimin e riskut, Standard & Poor, nuk e vlerësoi bonitetin e ekonomisë popullore më të madhe në botë me notën më të mirë AAA, por vetëm me AA+.
Në arsyetimin e agjencisë thuhet se masat e ndërmarra nga kongresi amerikan për deficitin gjigant shtetëror nuk janë të mjaftueshme për stabilizimin e gjendjes ekonomike. Shteti më i fuqishëm në botë renditët kështu poshtë Gjermanisë, Francës apo KanadasëPër administratën Obama vendimi është marrë duke kryer “gabime të rënda dhe themelore“. Ndërsa Rezerva Federale nxitoi të komentojë se në nivelin financiar nuk do të ketë reperkusione, por gjithashtu u theksua se në analizën e S&P ka një gabim prej 2 mijë miliardë dollarësh.
Sipas S&P kjo ulje shoqërohet dhe me një perspektivë negative, çka do të thotë se mund të ketë të tjera rënie në shkallën e besueshmërisë dhe gjatë dy viteve në vijim .
“I bëj apel presidentit të kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të sekretarit të thesarit Timothy Geithner”, deklaroi kandidateja republikane për presidencialet 2012, Michele Bachmann, ndërsa i kërkoi presidentit të paraqesë një plan ku jo vetëm të ketë shkurtime të konsiderueshme të shpenzimeve por dhe të hapen vende të reja pune për amerikanët.
Pak orë pas publikimit të analizës dhe Pekini nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë në ëashington. Në një koment tejet të ashpër të publikuar nga agjencia Nuova China dënohet "miopia" politike, e angazhuar vetëm në debate . ''Kina kreditori më i madh i superfuqisë së vetme botërore ka të gjithë të drejtat tu kërkojë shteteve të bashkuara zgjidhjen e problemeve të borxhit e të garantojë sigurinë e aseteve kineze të denominuara në dollarë” thuhet, ndër të tjera në komunikatën e Pekinit zyrtar.
Delina Bitraku