E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt i rendesishem per sistemin e ujerave ne Shqiperi

Paraditja e sotme ka shenuar fillimin e zbatimit te nje prej projekteve me te rendesishme ne fushen e disiplinimit te ujrave te zeza dhe furnizimit me uje te pijshem per popullaten ne Shqiperi.

Ne fshatin Shiroke qe gjendet ne breg te Liqenit te Shkodres vetem 7 kilometer larg qytetit nisi sot  zbatimi i projektit Furnizimi me uje dhe mbrojtja mjedisore e Liqenit te Shkodres projekt ky me vlere 16.5 milion euro i bashkfinancuar nga qeveria gjermane ajo austriake zviceriane dhe shqiptare.

Ne ceremonine e fillimit te punimeve ishin te pranishem Kryetarja e Parlamentit te Shqiperise zjonja JozefinaTopalli dhe Ministri gjerman per bashkepunim ekonomik dhe zhvillim Dirk Niebel.

Drejtuesja e nderrmarrjes se ujeejelles-kanalizimeve per Shkodren Sabahete Villa thote se per shkak te mungeses se kalalizimeve per ujrat e zeza zona e Liqenit te Shkodres ka patur ndotje dhe per kete shkak kane reaguar si autoritetet shqiptare ashtu edhe ato te Malit te Zi pasi Liqeni i Shkodres eshte pjese e perbashket e te dy vendeve fqinje.

Kryetarja e Parlamentit te Shqiperise Jozefina Topalli i vleresoi si te suksesshme investimet gjermane ne Shqiperi te cilat tha ajo arrijne vleren prej 1 miliard eurosh.

Ndersa Ministri gjerman per bashkepunim ekonomik dhe zhvillim Dirk Niebel tha se qeveria gjermane do te vazhdoje mbeshtetjen per Shjqiperine edhe gjate viteve te ardheshme kryesisht  ne sektorin e ujesjellesve dhe perpunimit te ujrave te zeza.

Ne dallim me vendet e tjera te botes Shqiperia ka nje sasi mjaft te madhe burimesh ujore e megjithate   e popullates se Shqiperise mund te kete mesatarisht 8 ore ne dite furnizim me uje te pijshem. Po keshtu edhe pastrimi i ujrave te zeza ne Shqiperi behet vetem ne 2 impiante qe gjithashtu jane objekte te bashkepunimit me gjermanine. Qeveria federale mbeshtet Shqiperine sidomos ne hartimin e nje masterplani afatgjate per investimet ne sektorin e ujesjellesve dhe kanalizimeve.

Projekti Furnizimi me uje dhe mbrojtja mjedisore e Liqenit te Shkodres pritet te perfundoje mbrenda dy viteve te ardhshme.

Problemi i ndotjes se Liqenit te Shkodres nga derdhja e ujrave te zeza prej shume vitesh ka qene nje nder problemet me shqetesuese per ambientalistet e te dy aneve te kufirit Shqiperise dhe Malit te Zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›