E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Shqiperise sulme te ashpra kunder kompanise Cez

Ne Shqiperi ministria e ekonomise sulmoi sot me tone te ashpra kompanine ceke Cez e cila ka ne administrim sitemin e shperndarjes se energjise elektrike. Per shkak te mospagimit te detyrimeve ndaj saj Cez ka nderprere furnizimin e energjise per disa ujesjellesa duke shkatuar keshtu mungesen e furnizimit me uje ne disa zona te vendit.

Ministria e Ekonomise e quajti te papranueshem vendimi e Cez-it sidomos ne kete periudhe sezoni turistik duke i kujtuar asaj se detyrimet qe kjo kompani ka ndaj dy shoqerive te tjera shteterore te energjise jane disa here me te medha se ato te ujesjellesave e duke e akuzuar per keqadministrim. Ministria madje saktesonte ne njoftimin e saj se po punonte per liberalizimin e tregut te shperndarjes i cili aktalisht kontrollohet vetem nga CEZ-i.

Kompania ceke ne reagimin e saj tha se nuk mund te toleroje detyrimet e ujesjellesave qe arijne ne 11 milion dollare dhe se ajo eshte detyruar te vendose nderprerjen pasi ka konsumuar nderkohe pa sukses shume hapa te tjere per zgjidhjen e problemit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›