Pensionet, 10 mijë ish-ushtarakë, padi individuale qeverisë në Gjykatë
Deri tani nëpër gjykatat e vendit janë depozituar 15 paditë e para. Dy prej tyre kanë fituar edhe në Apel dhe presin ekzekutimin e vendimit
Jonida Tashi
Moszbatimi i ligjit për trajtimin e ish-ushtarakëve ka bërë që secili prej tyre t’i bëjë një padi individuale në Gjykatë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Burime nga Shoqata e Ushtarakëve në Lirim pohuan dje për gazetën “Albania” se mendohet që një veprim të tillë ta bëjnë 10 mijë ushtarakë që janë në të gjithë vendin. Kjo formë e re veprimi e ish-ushtarakëve ka ardhur si pasojë e moszgjidhjes së problemit në mënyrë kolektive me anë të protestave. Tashmë ish-ushtarakët në lirim dhe rezervë do t’i kërkojnë të drejtat e tyre në mënyrë individuale. Kjo do të thotë se secili prej tyre në rrethin përkatës do të padisë në gjykatë qeverinë. Aktualisht, vetëm në Tiranë ish-ushtarakët kanë bërë mbi 15 padi në Gjykatën e Tiranës për moszbatimin e ligjit për trajtimin suplementar të tyre. Ndërkohë që tre prej tyre kanë fituar të drejtën në Gjykatën e Faktit. Por ka edhe padi të tjera që janë bërë nga ish-ushtarakët në rrethe. Deri tani nga këto padi të paraqitura në gjykatë, vetëm dy ish-ushtarakë kanë triumfuar, pasi kanë fituar të drejtën në të tria shkallët e gjykatës dhe Përmbarimi ka marrë dosjen për ekzekutimin e vendimit.
Paditë
Burime nga Shoqata e Ushtarakëve bëjnë të ditur se ka disa ushtarakë që i janë drejtuar Gjykatës jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera. Një pjesë e tyre kanë përfunduar procesin gjyqësor dhe kanë marrë vendim përfundimtar të formës së prerë në favor të tyre. Në Tiranë këto dy muajt e fundit janë tre të tillë, midis të cilëve dy i kanë kaluar Përmbarimit për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Për t’iu drejtuar gjykatës këta ushtarakë janë bazuar në të drejtën që të jep ligji. Kodi i Procedurës Civile njeh të drejtën e kërkesë-padive individuale, por edhe në grup. Madje, sipas tij, kur është i njëjti objekt kërkesë-padie dhe e njëjta bazë ligjore, bëhet bashkimi i padive dhe unifikimi i vendimit të gjykatës për të drejtën e fituar. Gjithashtu, ligji i njeh të drejtën shtetasit që i drejtohet gjykatës që të mbrohet individualisht ose me avokat. Kjo varet nga dy faktorë. E para, nga mundësia për të mbrojtur kërkesë-padinë, dhe e dyta nga mundësia financiare. Kur personi e gjykon se është i aftë të vetëmbrohet, nuk ka pse të kërkojë avokat. Kadri Muka ka qenë një ndër ish-ushtarakët që i është drejtuar vetë gjykatës.
Paditësit
Deri tani janë mbi 15 ish-ushtarakë që kanë paditur Institutin e Sigurimeve Shoqërore në gjykatë. Ndërkohë që pritet që këtij numri t’u shtohen edhe mjaft ushtarakë të tjerë, të cilët nuk janë trajtuar nga shteti sipas ligjit përkatës. Nga paditë e bëra gjykata ka marrë vendimin e formës së prerë për t’i dhënë të drejtën vetëm për dy ish-ushtarakë. Padija në mënyrë individuale ka ngacmuar tashmë shumë ish-ushtarakë për të ndërmarrë një veprim të tillë. Gjykatave pritet t’i drejtohen të gjithë ish-ushtarakët, veçanërisht ata që kanë dalë në lirim në vitin 1994.
Përfitimet nga ligji
“Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët rrogëtarë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore, deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm, ushtarakut i jepet një shtesë 2 për qind të pagës mujore”. Këtë e rikonfirmon edhe neni 13 i Ligjit 9418, datë 20.05.2005, kur thotë: “Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë/lirim, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH” përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarakë, në masën 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kanë mbushur moshën 44 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt”.
Moszbatimi i ligjit
Femra që ka 13 vjet dhe mashkulli 16 vjet në ushtri përfiton një pension prej 52 për qind të pagës referuese; kush ka 14 vjet e 17 vjet përfiton 54 për qind e kështu me radhë. Në të kundërt, i bie që një mashkull i gradës kapiten me 15 vjet merr 50 për qind të pagës së vetë referuese; ai i gradës major me 25 vjet vjetërsi merr vetëm 41 për qind; ai i gradës nënkolonel për 28 vjet vjetërsi merr 27 për qind të pagës referuese dhe ai i gradës kolonel merr 20 për qind të pagës referuese. Sipas Kadri Mukës, ISSH me mënyrën siç e aplikon skemën duke u dhënë të gjithëve të njëjtën masë pensioni, aq sa është pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi, 16480 lekë, ka barazuar të pabarabartat dhe ka mohuar vlerën e gradës, vlerën e vjetërsinë e shërbimit dhe vlerën e masës së pagës referuese të secilit. Sipas tij, nëpërmjet këtij akti, ky institucion merr atributin e ligjvënësit, cakton skemë të re përfitimi që mohon skemën e caktuar në ligj.
Neni 47 i Statusit të Ushtarakut
“Institucionet qendrore vendore dhe komandat e njësive ushtarake, brenda kompetencave dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore, sigurojnë zbatimin e statusit të ushtarakut. Për mosplotësimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, personat përgjegjës mbajnë sipas rastit përgjegjësi disiplinore, civile dhe penale, të cilat përcaktohen me dispozita ligjore.”
Neni 35 i Statusit të Ushtarakut
“Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët rrogëtarë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore, deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm , ushtarakut i jepet një shtesë 2 për qind të pagës mujore”.
50
për qind e pagës duhet referuese duhet të jetë masa e pensionit të parakohshëm
12
vjet punë u duhen femrave me uniformë për të përfituar pensionin e me ligj
15
vjet vjetërsi shërbimi u duhen meshkujve për të përfituar pension pleqërie
2
për qind e pagës shtohet pensioni për çdo vit të vjetërsisë së shërbimit
44
vjeçe duhet të jenë femrat që e kanë vjetërsinë e shërbimit për të dalë në pension
47
vjeç duhet të jenë meshkujt që kanë vjetërsinë e shërbimit për të dalë në pension
60
për qind të pensionit të pleqërisë duhet të jetë pensioni suplementar në çdo rast
36
është numri i nenit ku specifikohet e drejta për pension nga statusi i ushtarakut
4
vjet pas miratimit të Statusit ushtarakët ende s’janë trajtuar me pensionin ligjor
1
për qind të pagës referuese u japin ushtarakëve për pension mbi normën e vjetërsisë
16 Maj 2008