Pensionet, Kush përfiton nga skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta
Avushe Zhuka
Instituti i Sigurimeve Shoqërore përcakton kategoritë që përfitojnë nga skemat suplementare të pensionit dhe trajtime të veçanta. Specialistë të ISSH-sw bënë publike dje skemat e reja të kontributit suplementar dhe skemat e përfitimit suplementar për personat që kryejnë funksione kushtetuese, punonjësit e shtetit dhe për personat që kanë tituj shkencorë (profesor, profesor i asociuar, drejtues kërkimesh, mjeshtër kërkimesh). Si përfitues të këtyre skemave përfshiheshin edhe ushtarakët të ndarë sipas grupeve, ushtarakët e Ministrisë Mbrojtjes, Policia e Shtetit, Garda e Republikës, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Burgjeve. Kontributi suplementar shtetëror është në masën 4 për qind të pagës për personat që kryejnë funksionet kushtetuese, nga Presidenti deri te Avokati Popullit, institucione që përfshihen në grupin I (a dhe b). Për punonjësit e shtetit, nga zëvendësministër deri përgjegjës sektori në ministri dhe institucione qendrore, qw përfshihen në grupin II (a, b, c), kontributi suplementar është në masën 3 për qind të pagesës. Në masën 2 për qind të pagës është kontributi për specialistët në ministri dhe nw institucione qendrore, grupi II (d). Për personat me tituj shkencorë të punësuar në institucione publike, kontributi suplementar është 3.5 për qind e pagës. Në masën 7 për qind të pagës është kontributi për personat me tituj shkencorë të punësuar në institucione jopublike. Pwr Forcat e Armatosura (MM, MB, PB, SHISH, Garda, PMNZSH), kontributi wshtw nw maswn 2 për qind tw pagës.
Përfitimi suplementar
Për personat që bëjnë pjesë në grupin I (a), përfitimi suplementar për dy vjet shërbim është në masën 25 për qind të pagës referuese dhe për çdo vit shërbim mbi 2 vjet është 5 për qind të pagës, por jo më shumë se 60 për qind të pagës referuese. Përfitimi suplementar për grupin I (b), për 2 vjet shërbim është në masën 20 për qind të pagës referuese dhe për çdo vit shërbim mbi 2 vjet, është 5 për qind të pagës referuese, por jo më shumë se 50 për qind. Personat që bëjnë pjesë në grupin II (a), që janë punonjës shtetërorw, si zëvendësministrat, përfitojnë për çdo vit shërbimi 1.5 për qind të pagës referuese, por jo më shumë se 40 për qind të pagës referuese. Përfitimi suplementar për grupin II (b, c) për çdo vit shërbim është në masën 1.3 për qind të pagës referuese, por jo më shumë se 40 për qind të pagës referuese. Për punonjësit e grupit II (d), ku bëjnë pjesë specialistët në ministri dhe në institucione qendrore, përfitimi suplementar për çdo vit shërbim është në masën 1 për qind të pagës referuese, por jo më shumë se 40 për qind të saj. Personat me tituj shkencorë, profesorë dhe drejtues kërkimesh, përfitimi suplementar është 1.3 për qind të pagës referuese për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se katërfishi i pensionit bazë, përfshirë këtu pensionin që merr nga skema e detyrueshme. Përfitimi suplementar për personat me tituj shkencorë, profesorë i asociuar dhe mjeshtër kërkimesh, është në masën 1.1 të pagës referuese për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se katërfishi i pensionit bazë, përfshirë pensionin që merr nga skemat e detyrueshme.
Sigurimi suplementar është një shtesë mbi pensionin publik që jepet nga skemat e detyrueshme. Pensioni suplementar bazohet mbi parimin kontributiv dhe trajton një numër të kufizuar të punësuarish. Pensioni suplementar përfitohet pas plotësimit të kushteve të përcaktuara për të përfituar një lloj pensioni.
Trajtimet e veçanta
Sipas specialistëve të ISSH-së, janë një sërë kategorish që përfitojnë trajtime të veçanta. Në këto kategori përfshihen të gjithë ata që kanë përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, ish-punonjësit e nëntokës në minierë, ish-punonjësit e industrisë ushtarake, ish-pilotët fluturues dhe ish-efektivat e mjeteve lundruese. Gjithashtu përfitojnë nga trajtimet e veçanta familjet që kanë marrë statusin e dëshmorit, invalidët e luftës, veteranët e LANÇ-it. Të gjitha këto përfitime paguhen nga buxheti i shtetit. Periudha e trajtimeve të veçanta njihet si periudhë sigurimi për efekt të pensioneve të skemës së detyrueshme. Për këtë periudhë kontributet e sigurimeve shoqërore paguhen nga buxheti i shtetit. Shpenzimet e buxhetit të shtetit për këto lloji trajtimesh janë në masën 3073 milionë lekë.
Paguajnë sigurime suplementare në total 23385 persona
Punonjës shtetërorë 6680 persona
Ushtarakë 8826 persona
Policë 7879 persona
Të ardhura të mbledhura nga kontributi suplementar 285 milionw lekw
Përfitojnë pension suplementar si ish-funksionarë kushtetues, punonjës të shtetit 1193 persona
Përfitojnë pension suplementar me tituj shkencorë 238 persona
Pensione suplementare të ushtarakeve
Ushtarë 4954 persona
Policë 113 persona
Totali i pensioneve suplementare 6498 persona
Buxheti për pensionet suplementare 595 mln lekw
Punonjës shtetërore 211 mln lekw
Ushtarakë 364 mln lekw
Policë 20 mln lekw
tab
Përfituesit në shifra të trajtimit të veçantë
Trajtim i veçantë për ish-punonjësit e nëntokës në miniera 3712 persona
Trajtim i veçantë për ish-punonjësit e industrisë ushtarake 809 persona
Trajtim i veçantë për ish-pilotët fluturues 267 persona
Trajtimi i veçantë për ish-efektivat e mjeteve lundruese nën ujw (nëndetëset) 79 persona
Pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi
Ushtarakë dhe SHISH 9593 persona
Policë 486 persona
Totali 10079 persona
Studimi: Një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk dinë si përfitohet një pension
Një pjesë e mirë e shqiptarëve duket se nuk kanë informacione për daljen në pension. Nga një studim për informimin e opinionit publik mbi sigurimet shoqërore, të organizuar nga ISSH-ja, ka rezultuar se rreth 30 për qind e të intervistuarve nuk e dinin se si përfitohet pensioni. Ata nuk e kishin idenë aspak se për të dalë në pension duhet që të jesh i siguruar, pra të kesh derdhur kontribute. Pyetjes nëse përfitohet pensioni pa qenë të siguruar, rreth 30 për qind të intervistuarve nga Durrësi, Elbasani, Fieri, Lezha dhe Tirana, i janë përgjigjur me fjalën “nuk e di”. Të rinjtë nën moshën 25 vjeç nuk kanë njohuri dhe informacione për mënyrat e sigurimit të pensionit. Rreth 20 për qind e të intervistuarve, kryesisht të rinj nën moshën 18 vjeç dhe 18-25 vjeç, nuk e njohin mënyrën e sigurimit për pension dhe nuk kanë dijeni për vitet e vjetërsisë së punës për të përfituar pension pleqërie. Por jo vetëm të rinjtë nuk janë të informuar për mënyrën e sigurimit për pension, 8 për qind e të intervistuarve të moshës 45-60 vjeç dhe mbi 60 vjeç nuk e njohin mënyrën e sigurimit për pension. ISSH-ja intervistoi në këtë studim 2730 persona, nga të cilët pjesa më e madhe, rreth 70 për qind e tyre, ishin banorë të zonave urbane. Ndërsa vetëm 30 për qind e të intervistuarve ishin nga zonat rurale, të cilët u pyetën ndërsa punonin në zona urbane. Ky studim përfshiu 12 rajonet e vendit tonë, ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre përkatësisht drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Krujë, Elbasan dhe Fier.
Pensionet, në pikëpyetje, skema është e paqartë edhe për ekspertët
Ekzistenca ose jo në formën e një skeme sociale për të ardhmen e sistemit të pensioneve në Shqipëri është ende në një pikëpyetje të madhe. Për këtë formë, ose për ndryshimin e saj, janë të paqartë edhe ekspertët më të mirë të pensioneve në vend, të cilët nuk dinë të sqarojnë se si do t’i vejë halli. Deri tani dihet vetëm që skema e pensioneve do të vazhdojë të marrë para nga buxheti, për sa kohë qeveritë do të rritin pensionet më shumë se sa të ardhurat që mblidhen nga kontributet. Por edhe pse kjo lloj llogarie të çon drejt një përfundimi që tregon se skema e pensioneve në vend po falimenton, përsëri autoritet e ISSH-së nuk e pranojnë nocionin “faliment”, duke thënë se kjo skemë do të vijojë të financohet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, pasi në të kundërt të çon në destabilizim. “Në bazë të ligjit ne kemi për detyrë të mbulojmë vetëm inflacionin përmes kontributeve. Nëse qeveria vendos t’i rrisë me shumë, atëherë fondet do tw vijnë nga buxheti”, - thotë Evelina Koldashi, drejtore e ISSH-së. Të ardhurat nga kontributet janë rritur vit për vit, por pagesat për pensionet po rriten edhe më shumë. Vitin e kaluar, qeveria pagoi 55 milionë dollarë nga buxheti për të mbuluar vetëm deficitin primar të skemës, pa llogaritur pagesat për kategoritë e privilegjuara. Këto të fundit përfitojnë një fond jo të vogël dhe në pjesën më të madhe u përkasin individëve të cilët kanë “merita të veçanta”. Por, ISSH-ja, nga ana tjetër, ka edhe një shqetësim, atë të ikjes së të ardhurave që do të shërbenin për kontribute të skemën e sigurimeve. “Janë dy elementë që po gërryejnë të ardhurat. E para emigrimi, e dyta ekonomia informale, e cila nuk e rrit numrin e kontribuuesve”, - ka shtuar më tej drejtoresha Koldashi. Ekspertët thonë se skema e sigurimeve ka nevojë për ndërhyrje urgjente, jo vetëm për të përmirësuar financat e saj, por edhe për ta bërë një skemë më të drejtë.
8 Korrik 2010