E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e ish-ushtarakeve dalin 90 perfituesit e fundit

ISSH Leshohet urdhri per pagese per 14 perfituesit e pare. Nis llogaritja edhe e pensioneve te parakohshme

Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka publikuar dje listen e fundit me emrat e 90 ish- ushtarakeve qe perfitojne pension suplementar. Pas plotesimit te dosjes dhe shqyrtimit te dokumentacionit ISSH ka bere te ditur se shume shpejt keta perfitues do te mund te terheqin pagesen prane qendrave te shperndarjes se pensioneve. Nderkohe qe ISSH ka filluar tashme proceduren e lidhjes edhe te pensioneve te parakohshme per ish-ushtaraket pjese e struktures se Ministrise se Mbrojtjes. Duke filluar nga dita e djeshme jane derguar urdher pagesat ne arkat paguese per 14 perfituesit e pare nga ky institucion ku perfitimi i eshte lidhur 48 ore pas ardhjes se dokumentacionit ne DRSSH-ne e Tiranes. Tashme ISSH eshte duke pritur dokumentacionin e pergjithshem nga Ministrite e linjes dhe ne menyre normale vazhdon lidhjen e perfitimit per keto kategori ne te gjithe vendin. Aktualisht ISSH ka lidhur 303 perfitime nderkohe Standard po ju percjell 90 perfituesit me te fundit.

Perfitimi

Nderkohe qe per ish-ushtaraket te cilet e kane perfituar te drejten e pensionit te parakohshem dhe suplementar ISSH bene me dije se cdo person duhet te paraqitet prane inspektorit te pensioneve ku se pari plotesohet nje kerkese format ne dy kopje. Pas kesaj menjehere hapet nje dosje e posacme per cdo aplikues per pension ku vec dokumenteve te personit dhe te sigurimeve shoqerore pritet te bashkengjiten edhe dokumentet e ministrise nga ku ka qene varesia e punes e ushtarakut. Kjo procedure duhet te realizohet per 5 dite. Pas ketij konfirmimi inspektori llogarit pensionin brenda dy diteve per te gjithe ata qe u lind e drejta pas 27 qershorit 2009 si edhe dhe per pensionet suplementare te ushtarakeve te liruar para kohe.

Pas mbylljes se kesaj procedure e gjithe puna kalon ne zyrat e sigurimeve shoqerore te cilat do te vazhdojne procedurat ne komunikim me aplikuesin. Procedura e percaktuar ne udhezimin e ISSH kerkon qe inspektoret brenda dates 15 tetor duhet te kene pergatitur listat e plota te perfituesve si dhe nje indeks elektronik te dosjeve. Me tej dy dite pas marrjes se konfirmimit nga ministrite perkatese per dokumentacionin e aplikanteve kur e gjen ne perputhje me dosjen ben llogaritjen e menjehershme te pensionit.

Ne te kundert harton nje akt pezullimi dhe rinis shqyrtimin edhe nje here tjeter te dokumentacionit deri ne saktesimin e tij. Ne perfundim cdo inspektor njofton aplikantin me shkrim per masen e perfitimit dhe po me shkrim dergon urdhrin e pageses ne qendren e shperndarjes se pensionit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›