Përurohet Rruga e Durrësit

Pas një jave punimesh për riasfaltimin, ?Rruga e Durrësit?, qe nga e premtja është ne shërbim te drejtuesve te automjeteve. Bashkia ka kryer investimin, ne kuadër te projektit qe synon përmirësimin e skemës se qarkullimit ne akset kryesore te kryeqytetit. Ne përurimin e arteries qe lidh ?Zogun e zi? me sheshin ?Skënderbej?, kreu i Bashkisë, Edi Rama, deklaroi se megjithe problematiken qe krijon ekzekutivi i drejtuar nga demokratet, Tirana po kthehet ne qytetin ku mund te jetohet normalisht.?Rruga e Durrësit?, e gjate rreth 1 kilometër, ka pasur mjaft probleme për sa i përket shtresave asfaltike, duke e bere te domosdoshme risistemimin e saj.
Shpërndaje