Tre vjet pavaresi

Republika e Kosoves shenoi dje trevjetorin Pavaresise e cila deri me tani eshte njohur nga 75 shtete te botes. Per nder te kesaj dite mbreme presidenti ne detyre Jakup Krasniqi ka organizuar nje pritje
Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka thene se se shpejti do te konstituohen institucionet e reja te dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit te cilat para vetes do te perballen me sfida te reja te shtet-ndertimit. Ai keto komente i beri te merkuren mbrema gjate nje pritjeje me rastin e trevjetorit te shpalljes se pavaresise ku moren pjese perfaqesues te institucioneve vendore partive politike ambasadore te huaj etj.
Duke folur rreth trevjetorit te pavaresise Krasniqi theksoi se shpallja e pavaresise permbushi aspiratat e brezave te tere qe sakrifikuan veten per lirine.
Ne kete pervjetor ne perulemi me respektin e perjetshem para te gjithe atyre burrave e grave te Kosoves qe bene sakrificen me sublime per lirine pavaresine dhe demokracine e atdheut te tyre te shtrenjte. Me 17 Shkurt e ne cdo 17 Shkurt ne perkulemi para Komandantit Legjendar ndash Adem Jashari dhe Jashareve te lavdishem per flijimin e tyre biblik per frymen e lirise e te paqes qe sollen ne Kosoven tone.
Me 17 Shkurt ne kujtojme me mirenjohje te thelle te gjithe miqte tane qe i kontribuuan lirise pavaresise dhe ndertimit demokratik te Kosoves - ka thene Krasniqi.
Kosova e pavarur e demokratike do te jetoje e zhvillohet dhe do te perballet me sfidat e rritjes e te perparimit ka thene ai.
Krasniqi ka shprehur besimin se institucionet e reja te dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit do te konstituohen shume shpejt. Ai uroi te gjithe qytetaret e Kosoves per kete feste te madhe duke kujtuar familjen e komandantit legjendar te UCK-se Adem Jashari per flijimin qe beri por edhe miqte nderkombetare qe i kontribuuan lirise dhe pavaresise se Kosoves e cila deri me sot eshte njohur nga 75 vende te botes.
Nderkohe edhe kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci uroi gjithe qytetaret e Kosoves me rastin e tre vjetorit te pavaresise. Ai tha se pavaresia eshte merite e gjithe popullit te Kosoves. Ai kujtoi gjithe ata qe flijuan jeten per te realizuar idealin e shtetit te Kosoves nderkaq falenderoi edhe gjitha shtetet qe ndihmuan krijimin e shtetit te Kosoves.
Kosoven per tre vjetorin e pavaresise e ka uruar edhe Perfaqesuesi Civil Nderkombetar Pieter Feith. Ai tha se pas tri viteve Kosova ka bere progres te konsiderueshem. Ajo po i nderton institucionet demokratike te cilat po funksionojne gjithnje me efektshem per te siguruar nje Kosove te suksesshme te qendrueshme stabile dhe qe i kontribuon perspektives evropiane dhe euroatlantike te vendit. Kjo pune perfshin zbatimin e Propozimit Gjitheperfshires per Statusin thote Feith. Ai ka pergezuar Kosoven per perpjekjet dhe rolin e saj ne sigurimin e te drejtave te komuniteteve te stabilitetit dhe te bashkepunimit ne rajon e me gjere.
Me 17 shkurt 2008 Kosova u be lajm i botes per vendimin historik. Entuziazmi qe perjetohet vec njehere ne jete shpertheu ne secilin skaj te mundshem te vendit. Ishte festa qe duhej te ndodhte. Por realiteti i hidhur trokti me shpejt sesa qe pritej. Vendi qe ka hyre ne krizen institucionale e politike nentorin e kaluar ende nuk ka krijuar institucionet e reja as pas kater muajsh. Koalicioni i pavaresise i ndertuar nga Thaci e Sejdiu ka perfunduar i ndare vetem brenda tre vjeteve te qeverisjes. Premtimi i hershem i kryeministrit Hashim Thaci per 100 njohje nuk eshte permbushur as per 3 vjetesh ndersa vetem 75 vende e kane njohur shtetin e ri. Serbia ka kerkuar mendimin e Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise per legjitimitetin e pavaresise por ka marre goditje kur eshte konfirmuar se pavaresia ishte ne perputhje me te Drejten nderkombetare. Shtete mike te shumta kane lobuar per Kosoven ndersa ne Prishtine nje rivalitet i pazakonte e ka karakterizuar Ministrine e Jashtme dhe AKR-ne e Behgjet Pacollit. Kosova eshte anetaresuar ne FMN dhe ne Banken Boterore ndersa organizatat e tjera nderkombetare kane mbetur larg deshires se Prishtines per te marre ndonje vend.
Qeveria ne largim e Republikes se Kosoves nuk ka planifikuar te organizoje asnje aktivitet per te shenuar pervjetorin e trete te shpalljes se Pavaresise se Kosoves. Ndersa Komuna e Prishtines ka parapare qe te kete nje shfaqje teatrale nje koncert per femije por edhe nje koncert per te rritur vizita tek varret e deshmoreve te varri i ish-presidentit te ndjere Ibrahim Rugova dhe ndezja e fishekzjarreve.
Klinton uron Kosoven
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton i ka uruar Kosoves trevjetorin e pavaresise duke thene se Washingtoni eshte i perkushtuar per ardhmerine e saj. Shtetet e Bashkuara jane te perkushtuara per te ardhmen e juaj dhe ne jemi te nderuar te jemi miqte e juaj dhe partnere thuhet ne deklaraten e Clinton. Ju po e vijezoni te ardhmen e re per vendin tuaj dhe per rajonin shkruan me tutje sekretarja e Shtetit dhe shton se pervjetori eshte rast i pershtatshem per lideret e zgjedhur te Kosoves qe ta forcojne perseri perkushtimin e tyre per qeverisje te mire dhe transparence qe jane esenciale per permbushjen e integrimit euro-atlantik. Ne fund Clinton shkruan se ishte e impresionuar me premtimet e nje vendi aq te ri gjate vizites se saj ne tetor te vitit te kaluar kur ajo ishte pritur me brohoritje nga masa e njerezve qe i valvisnin flamujt amerikane dhe mbanin parulla te falenderimit per Shtetet e Bashkuara.
Lunacek Kosova ka probleme me imazhin
Raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ka terhequr verejtjen se Kosova ka problem serioze me imazh dhe sipas saj duhet te ndermerren hapa urgjente per te punuar rreth kesaj ceshtje. Lunacek gjate nje interviste per Radio Dukagjinin i ka bere thirrje spektrit politike qe te ndermarrin hapa te menjehershem per te permiresuar imazhin.
Epo...ta them te verteten... nga problemet qe kemi pare ne zgjedhje dhe me raportin e Dick Martit imazhi i Kosoves ka rene dukshem. Pa asnje dileme mund te ta them se po ka problem me imazhin e Kosoves dhe ne qe jemi miq te Kosoves jemi duke tentuar ta informojme opinionin publik ketu ne BE se cfare ne te vertete eshte duke ndodhur por po ashtu eshte shume e vertete se vete kosovaret duhet qe te zgjohen dhe te bejne perpjekje qe te ndryshojne kete imazh tha Lunacek.
Ajo ka ftuar kryeministrin ne largim Hashim Thaci qe te bashkepunoi ngushte me EULEX-in lidhur me akuzat e ngritura per trafikimi organesh.
Lunacek ka hequr edhe dilemen nese statusi do te mund te jete pjese e bisedimeve te ardhshme Prishtine-Beograd. Sipas saj rezoluta e Parlamentit Evropian ka sqaruar pozicionet per kete ceshtje.
Eumlshte e qarte se statusi nuk do te jete pjese e bisedimeve e me aq sa di une lidhur me kete nuk ka as me te voglen dileme brenda Bashkimit Evropian. Bisedimet do te jene per permiresimin e marredhenieve dhe fillimin e bashkepunimit ndermjet dy vendeve te pavarura . tha ajo.
Lunacek thote se ka frik te flas per data kur eshte ne pyetje liberalizimi i vizave per Kosoven.