Pensionet e ushtarakëve, padi e re në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese
Luis Tanushi
Rihapet çështja e pensioneve të ushtarakëve. Shoqata e Xhenierëve të Ushtrisë ka paditur sërish në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave të nëntorit të vitit 2010 dhe ndryshimet e miratuara nga Kuvendi në ligjin Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura dhe punonjësve të tjerë të forcave të sigurisë. Ish ushtarakët pretendojnë se vendimi i qeverisë për të ndryshuar mënyrën e llogaritjes së pensioneve bie ndesh dhe me vetë vendimin e kësaj gjykate për mënyrën se si duhet të llogariteshin pensionet për ushtarakët e Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë se Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm e anëtarëve të familjeve të tyre. Kërkuesi pretendon se rregullimi i ri i bërë nga VKM-ja, pas vendimit nr.33/2010 të Gjykatës Kushtetuese, e ka ulur masën e përfitimit të pensionit suplementar, pasi ka shtuar në togfjalëshin pagë referuese mujore fjalën neto, gjë që sipas përllogaritjeve nxjerr një pension më të vogël se i mëparshmi. Kreu II shkronja A e VKM-së nr.793, datë 24.9.2010 parashikon se pagë mujore referuese është paga bazë mujore për gradë dhe shtesat mbi pagë me karakter të përhershëm ose paga mujore bazë për funksion dhe shtesat, e cila zbatohet për të njëjtën gradë a funksion në datën kur personave përfitues u lind e drejta për përfitim. Por, kjo dispozitë ka ndryshuar sipas nenit 2 shkronja E e VKM-së nr.252, datë 9.2.2011 që parashikon se paga mesatare referuese, e përcaktuar dhe e llogaritur sipas shkronjave a deri në dh të këtij kreu, kthehet në pagë mesatare referuese neto, pas zbritjes së shumës së kontributit të detyrueshëm të sigurimit shoqëror; kontributit të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor, tatimit mbi të ardhurat personale dhe kontributit të sigurimit suplementar që mbahen nga paga, sipas përcaktimeve të bëra nga legjislacioni në fuqi në kohën kur personit i ka lindur e drejta për përfitim. Kushtetuesja do të duhet të shprehet për të dytën herë për këtë çështje, pasi një muaj më parë Shoqatës së Xhenierëve të Ushtrisë, padia i është kthyer mbrapsht për plotësime. Nga studimi i akteve që kundërshtohen, Kolegji u shpreh se nuk arriti të evidentojë përse shtimi i fjalës neto, sipas kërkuesit, çon në ulje të masës së përfitimit të pensionit. Për këtë arsye, Kolegji vendosi që kërkuesi të paraqesë në shifra konkrete përllogaritjen e masës së pensionit duke vërtetuar edhe uljen e tij sipas ndryshimeve më të fundit pas daljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.33/2010. Në këto kushte, bazuar në nenin 31 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Kolegji vlerëson se kërkesa është e paplotë dhe kthehet për plotësimin me aktin e përfaqësimit të lëshuar nga kërkuesi Gëzim Mehmeti, thuhet në vendimin e Kushtetueses së dhënë një muaj më parë.
Mazhoranca
Qeveria shprehet se për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 26 prillit 2010 është krijuar një efekt financiar i konsiderueshëm, i cili nuk mund të përballohet dhe sjell efekte financiare të papërballueshme për qeverinë. Ndaj, dhe ky akt, sipas tyre, rivendos një balancë ndërmjet përfituesve, tavanet e të cilëve ishin prishur për shkak të vendimit të kësaj Gjykate.
Llogaritja
Ligji parashikon që llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të bëhet mbi pagën mesatare referuese neto të momentit kur një përfitues përfiton pension, në këtë mënyrë përfitimi nga pensioni përllogaritej si pjesë e përfitimit faktik mujor nga puna dhe teorikisht nuk mund të jetë më i madh se paga neto që një ushtarak apo punonjës policie merrte gjatë kohës që ishte në punë.
Shembull
Një ushtarak, duke qenë se mund të dalë në pension të parakohshëm në moshën 47 vjeç, mund të arrijë një vjetërsi shërbimi prej 27 vite, pasi, sipas statuseve, dhe periudha e kryerjes së shkollës së lartë njihet si shërbim. Mbi bazën e kësaj vjetërsie dhe duke marrë parasysh pensionet mesatare të personave që kanë një periudhë kontributeve mbi 35 vjet, në këtë projektligj parashikohet që për çdo vit vjetërsie një ushtarak të marrë 1.5 për qind të pagës mesatare neto dhe kështu një ushtarak që pagë në nivelin mesatar arrin të marrë një pension të parakohshëm që është në nivelet mesatare.
Kur?
Shqyrtimi i padisë së Shoqatës së Xhenierëve të Ushtrisë është caktuar për në datë 29 maj ora 10:00.
Në seancë do të marrin pjesë përfaqësuesit e qeverisë dhe përfaqësuesit e Parlamentit të cilët do të mbrojnë metodikën e vlerësimit të pensioneve për ushtarakët e dalë në pension.
Vendimi i qeverisë
I. Në vendimin nr.793, datë 24.9.2010 të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në kreun I Vjetërsia në shërbim, shkronja A, pika 15, pas fjalëve Koha e plotë e vuajtjes së dënimit me burgim shtohen fjalët ose internim..
2. Në kreun II Paga referuese, pas shkronjës DH shtohet shkronja E, me këtë përmbajtje:
E. Paga mesatare referuese, e përcaktuar dhe e llogaritur sipas shkronjave a deri në dh të këtij kreu, kthehet në pagë mesatare referuese neto, pas zbritjes së shumës së kontributit të detyrueshëm të sigurimit shoqëror; kontributit të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor; tatimit mbi të ardhurat personale dhe kontributit të sigurimit suplementar, që mbahen nga paga, sipas përcaktimeve të bëra në legjislacionin në fuqi, në kohën kur personit i ka lindur e drejta për përfitim. Paga mesatare referuese neto evidentohet sipas formularit bashkëlidhur..
3. Në kreun III Procedurat e përfitimeve dhe dokumentacioni, bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme: 2095
a) Në pikën 1, të shkronjës C, nënndarja e parë, pas fjalëve dhe pagën referuese shtohet fjala neto, kurse nënndarja e tretë, Dëshmi penaliteti, shfuqizohet.
b) Në pikën 4, të shkronjës D, pas fjalëve Ministria e Mbrojtjes të shtohen fjalët komanda e forcave, komanda e doktrinës dhe stërvitjes, brigada, regjimenti, reparti ose njësia në varësi të drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe institucioni në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes.
c) Në shkronjën D të shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:
5. Ministri i Mbrojtjes dërgon në Institutin e Sigurimeve Shoqërore listën e strukturave që do të përgatitin këto dokumentacione dhe do të plotësojnë formularët përkatës..
ç) Shkronja E ndryshohet, si më poshtë vijon:
E. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe e pensionit suplementar, për rastet kur vjetërsia e shërbimit njihet me 1.5-fish, llogaritet në bazë të periudhës së rivlerësuar të shërbimit dhe të pagës referuese, të llogaritur sipas përcaktimeve të bëra në kreun II, shkronja
DH, të këtij vendimi..
d) Shkronja Ë shfuqizohet.
4. Në kreun V Rillogaritja e përfitimeve, bëhen këto ndryshime:
a) Pikat 1 dhe 2 të shkronjës C, ndryshohen si më poshtë vijon:
1. Masa fillestare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të caktuar do të llogaritet sipas kritereve