Pensionet false, 120 minatorë nën hetim
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Falsifikimi i dokumenteve për të nxjerrë pension të padrejtë, ka çuar në ndjeke penale 120 ish-minatorë në Kukës. Gjithashtu janë pezulluar dhe 207 dosje të tjera për verifikimin e dokumentacionit, që deri tani rezulton me mangësi. Ndërkohë në Prokurorinë e Tiranës ndodhen nën hetim rreth 150 persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar dokumentacionin për marrjen e pensionit. Por jashtë hetimeve nuk kanë mbetuar as punonjësit e drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore ku janë dorëzuar këto dokumentacione dhe më pas janë dhënë dhe pensionet e paligjshme. Deri tani gjithçka ndodhet në fazat e hetimit, të cilat duket se do të nxjerrin në dritë të tjera abuzime dhe të tjerë të dyshuar.
Hetimet
Rreth 120 ish-minatorë të rrethit të Kukësit janë denoncuar deri tani në Prokurorinë e këtij rrethi për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare me qëllim përfitim pensioni. Burime nga drejtori rajonal i sigurimeve shoqërore bëjnë të ditur se në jo pak raste skema e sigurimeve shoqërore është kthyer në strehë të përfitimit korruptiv të të ardhurave nga persona të ndryshëm. Një gjë e tillë, është evidentuar veçanërisht pas kontrollit të ushtruar ndaj gjithë dokumentacionit të dosjeve të ish- minatorëve të rrethit të Kukësit. Burimet saktësojnë se pjesa më e madhe e dokumentacioneve për pension ka rezultuar me probleme. Sipas të njëjtave burime, mësohet se hetimet kanë çuar dhe në pezullimin e 207 dosjeve të tjera, me të cilat dyshohet se janë kryer shkelje, pasi deri tani rezultojnë me mangësi. Burime zyrtare nga prokuroria e rrethit pohojnë se "hetimi i personave të akuzuar po kryhet në gjendje të lirë.
Dokumentet
Pak kohë më parë janë sekuestruar 200 dosje në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Në të gjitha këto dosje, ku individë të ndryshëm kanë përfituar pension, janë kryer shkelje dhe falsifikime dokumentesh. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim i gjerë ndaj disa personave, mes tyre edhe ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, pasi dyshohen për disa akuza, si “mashtrim nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve” dhe “vënie në përdorim të dokumenteve të falsifikuara”. Ndërkaq, deri më tani janë vënë nën hetim 11 persona, disa prej të cilëve funksionarë të minierës së Kërrabës, dhe ish-funksionarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se persona të ardhur nga rrethe të tjera të vendit dhe Tirana, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë përfituar pension të pamerituar, duke u paraqitur si ish-punonjës të minierës së Kërrabës, dhe kanë përfituar këtë pension qysh nga viti 2000, duke i sjellë shtetit dëme të konsiderueshme monetare.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008