E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, grup hetimi për zbardhjen e falsifikatorëve të vulave

Autori i Lajmit: red.
Dy ditë pas bllokimit në Tiranë të një baze që shërbente për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe arrestimin në kushtet e flagrancës të një dyshuari si përgjegjës të saj, prokuroria e rrethit deklaroi të hënën se po punon për identifikimin e të tjerë personave që dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur dje se grupi hetimor i ka përqendruar hetimet në zbulimin e individëve të tjerë, bashkëpunëtorë në realizimin e falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Sipas të njëjtave burime, mësohet se hetime janë duke u kryer edhe për identifikimin e aseteve që mendohet se janë përfituar nga kjo veprimtari. Këto hetime morën shkas nga zbulimi dhe sekuestrimi para dy ditësh në një banesë pranë zonës së "Oxhakut" në Tiranë të rreth 70 vulave të institucioneve të ndryshme shtetërore, si dhe një sërë dokumentesh e zyrtare të falsifikuara. Gjatë operacionit të koduar "Oxhaku", forcat e policisë arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin Bashkim Sejdini, 55 vjeç lindur e banues në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›