E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet false, dy te tjere ne hetim

TIRANE - Vihen nen hetim per falsifikim te dokumenteve te pensioneve. Policia e kryeqytetit ka bere te ditur dje se, ka derguar ne Prokurorine e Tiranes, per akuzen e "falsifikimit te dokumenteve", Gezim Koxherri 45 vjec, lindur ne Mat dhe banues ne Kamze, si dhe Ismail Hidri 47 vjec, lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane. Ndaj te dy ketyre personave, sipas policise, eshte depozituar nje kallezim nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shendetesore sepse dyshohet se kane perfituar pension te vecante, ne menyre te pa ligjshme si punonjes miniere, duke paraqitur dokumente te falsifikuara. Hetimet ndaj tyre jane kryer nga ana e efektiveve te seksionit Kunder Krimit Ekonomiko - Financiar, te Policise se Tiranes. Keta dyshohet se, kane paguar para me qellim marrjen e dokumenteve sikur kane punuar ne minierat e kryeqytetit. Tani eshte prokuroria, ajo e cila do te beje hetimet e tjera ndaj dy te denoncuarve. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›