E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes: Selim Muca kryetar

TIRANE - Gjykata e Tiranes i ka dhene dje, te drejte Selim Muces per te qene ne krye te Komunitetit Mysliman edhe pse kundershtaret e tij, e quajten zgjedhjen te padrejte.

Gjykatesja e ceshtjes, Elbana Lluri ka rrezuar dje pretendimet e avokatit Isuf Shehu, per sekuestrimin e regjistrit te veprimtarise se Komunitetit Mysliman dhe pezullimin e cdo akti ligjor, qe do te ndermerret nga kjo shoqate fitimprurese. Ne arsyetimin e vendimit, Lluri shpjegoi se kerkesa ishte bere ne kundershtim me Nenin 202 te Kodit Civil, pasi ne kerkese nuk parashtroheshin kerkesat qe parashikonte kjo dispozite. Dy dyte pas votimit te Selim Muces si kryetar i Komunitetit Mysliman, nje perfaqesi e anetareve te Keshillit prane ketij komunitetit, iu drejtuan gjykates ku kerkuan pezullimin e mbledhjes dhe aktivitetit te Komunitetit nga ana e kryetarit te saj. Ka qene avokati Isuf Shehu, ai qe ka bere padine ne gjykate dhe kerkoi shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve te dates 21 mars, te zhvilluara ne Myftinine e Kavajes. Sipas padise, zgjedhjet nuk jane bere ne perputhje me statutin qe percakton emerimin e krereve te komunitetit. Pretenduesit kane paraqitur vetem nje klauzole. Sipas statutit ata shprehen se, keshilltaret duhet te njoftohen 15 dite para se te mbahet mbledhja dhe ne te vertete jane lajmeruar vetem dhjete dite perpara. Kaq eshte dashur, qe pala e pakenaqur te nis drejt gjykates nje padine civile, ku kerkonte kundershtimin e mbledhjes dhe te emerimit te Selim Muces ne krye te Komunitetit Mysliman. Selim Muca eshte rizgjedhur nga keshilltaret mysliman, per te qene ne krye te Komunitetit edhe per kater vjet te tjera. Pas paraqitjes se pretendimeve nga te dyja palet, gjyqtarja Elbana Lluri i quajti te pabaza pretendimet e pales kundershtare, e perfaqesuar nga avokati Isuf Shehu. Sipas Shehut, Komunitetit do t'i shkaktohet nje dem teper i madh pas ketij vendimi te dhene nga gjykata. Ai deklaroi se ne Komunitet do te kete probleme me emerimet dhe shkarkimet e anetareve te Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman Shqiptar. Komiteti Mysliman Shqiptar dhe kreu i saj Selim Muca, u rizgjodh me 68 vota ne 21 mars te ketij viti. Zgjedhjet u zhvilluan ne Myftinin e Kavajes, disa dite me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›