E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet, ish-ushtarakët: Qeveria të zbatojë ligjin, fatura financiare e përballueshme

Zoi Kote: “Ndryshimi i llogaritjes nga pagë referuese në pagë mesatare ul faturën financiare. Nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përfitojnë të gjithë ish-ushtarakët

Avushe Zhuka

Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë, kërkon nga qeveria zbatimin e ligjit nga i cili përfitojnë ushtarakët në rezervë. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj shoqate, Zoi Kote shprehet se “fatura financiare që duhet të paguajë qeveria për zbatimin e këtij ligji nuk është shumë e lartë”. Ndryshimi i llogaritjes nga paga referuese në pagë mesatare referuese ul faturën financiare nga e cila duhet të përfitojnë ushtarakët në rezervë. Sipas sekretarit të kësaj shoqate, Zoi Kote, fatura financiare që përfaqësuesit e qeverisë shprehen se duhet për zbatimin e këtij ligji, nuk është aspak e vërtetë. Ndryshimi i termit nga pagë referuese, në pagë mesatare referuese në ligjin Nr 10142, ul ndjeshëm koston financiare që duhet për zbatimin e këtij ligji. Për ta bërë më të qartë uljen e kostos, Kote merr si shembull, një kolonel në lirim që nga paga referuese duhet të përfitonte një pagesë prej 70 mijë lekësh në muaj, ndërsa duke ju referuar pagës mesatare referuese të këtij ligji, koloneli nuk mund të përfitojë më shumë se 40 mijë lekë pagë në muaj. Kjo për shkak se paga e tij do të llogaritet për të gjitha vitet e punës dhe askush nga ushtarakët në rezervë nuk mund të përfitojë pagesë në shumën 70 apo 80 mijë lekë me këtë ligj. Kështu sipas Zoi Kotes, pretendimi i qeverisë për faturë të lartë financiare nga zbatimi i këtij ligji, bie. E njëjta gjë do të ndodh edhe për grupin e oficerëve që marrin pension të parakohshëm, nuk mund të përfitojnë pension maksimal, sepse pengohet nga termi pagë mesatare referuese. “Ne si Shoqatë jemi të mendimit, që fatura financiare nuk përbën asnjë pengesë, prandaj dhe shprehemi se nuk është i nevojshëm hartimi i një ligji tjetër”-shprehet sekretari i SHKURSH-së.
Ligji
Një pjesë e madhe e ushtarakëve në lirim kanë një vit që nuk përfitojnë nga pensioni i parakohshëm dhe suplementar. Sekretari i Përgjithshëm Kote shprehet se “ushtarakët në pension kërkojnë që qeveria të përshpejtojë nxjerrjen e vendimit për zbatimin e ligjit Nr 10142, me ndryshimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese,sepse ka shumë ushtarakë që nuk kanë përfituar pensionin e parakohshëm dhe suplementar, për gati një vit”. Sipas Kotes, zbatimi i ligjit me gjithë ndryshimet e bëra me vendim të Gjykatës Kushtetuese, përfitojnë të gjitha grupet e ushtarakëve në rezervë. Ushtarakët e liruar nga shërbimi para vitit 1991 përfitojnë pension suplementar të pleqërisë, jo më shumë se 50 për qind të pensionit të pleqërisë. Në fakt nga ligji i miratuar më parë, ka një ulje të masës së këtij pensioni pasi nuk merret më në llogaritje paga referuese, por paga mesatare referuese. Në këtë mënyrë ushtarakut i llogaritet paga që nga koha kur ai është titulluar, ushtarakë me pagesë, nënoficerë apo oficerë deri në momentin e lirimit nga ushtria. Deri tani nuk është marr pension suplementar nga kjo kategori, megjithëse ligjet e mëparshme e kanë dhënë, ajo nuk është vënë në zbatim nga qeveria pensioni suplementar. Nga ligji 10142 kjo kategori përfiton këtë pension.
Paga
Ushtarakët që kanë dal në pension të plotë pleqërie dhe që trajtohen me pension minimal, përfitojnë nga zbatimi i këtij ligji. Por edhe kjo kategori nuk do të marr pagë maksimale për shkak të pagës mesatare referuese, por nga rillogaritja do të përfitojë një pension mesatar pleqërie, po kështu edhe një pensionin suplementar. Shoqata Kombëtare e ushtarakëve në Rezervë shprehet se nuk mund të përcaktojë sesa do të jete përfitimi nga pensionet suplementare për ushtarakët në rezervë, pa u përcaktuar paga mesatare referuese me vendim të Këshillit të Ministrave.”Nuk mund të themi me saktësi sesa është masa e pensionit suplementar me të cilën do të trajtohen ushtarakët, pa marr vendim qeveria”-shprehet Kote. Sipas tij, nga informacionet që ka marr kjo shoqatë mësohet se është krijuar grupi i punës për të studiuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ish-ushtarakët ende nuk e dinë nëse do të zbatohet ligji bashkë me ndryshimet e vendosura nga Gjykata, pasi kanë dëgjuar të flitet edhe për një variant tjetër të mundshëm që është ai i abrogimit të ligjit Nr 10142 dhe hartimi i një ligji të ri. Sekretari i shoqatës shprehet se megjithë defektet që ka ky ligj ata kanë kundër hartimit të një ligji të ri, dhe kërkojnë të dal vendimi i qeverisë për zbatimin e ligjit.

Ish-ushtaraket,fatura financiare nuk është pengesë për zbatimin e ligjit

Fatura financiare nuk është pengesë për zbatimin e ligjit Nr 10142 të ndryshuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese, nga i cili përfitojnë ushtarakët në rezervë. “Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe mbështetemi financiarisht. Ministria merr nga buxheti i Shtetit, 2 për qind të GDP-së, ku përcaktohet trajtimi social, i ushtarakëve në përgjithësi dhe i ushtarakëve në rezervë. Ministria përdor për të tjera 1.3 për qind të GDP-së, nga e cila mbeten edhe 0.7 për qind e buxhetit”-shprehet Zoi Kote. Kjo shumë e mbetur sipas tij, nuk është e vogël, por është e mjaftueshme për të trajtuar ushtarakët në rezervë. Ish-ushtarakët shprehen se nuk është problem fatura financiare për trajtimin e ushtarakëve dhe zbatimin e ligji, por vullneti politik, pasi qeveria ka mundësi financiare për të vënë në zbatim ligjin. “Në ndihmë të fondit financiar që duhet për të përballuar efektet financiare mund të vinë edhe shitja e objekteve dhe pasurive ushtarake që nuk janë përdorim, si dhe fondet nga shitja e municioneve të tepërta që janë bërë gjatë viteve”-shprehet Kote. Sipas tij, kostoja financiare është shumë herë më e vogël sesa ajo që shprehen zyrtarët e qeverisë. Në fakt nga ligji i miratuar më parë, ka një ulje të masës së këtij pensioni pasi nuk merret më në llogaritje paga referuese, por paga mesatare referuese art e qeverisë. Ushtarakët në rezervë shpresojnë të merret një vendim i drejtë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ushtarakët në rezervë i bëjnë thirrje qeverisë të mos zvarrisë zbatimin e ligjit

Ushtarakët në rezervë i bëjnë thirrje qeverisë të mos zvarris trajtimin e tyre me pension suplementar dhe pension të parakohshëm. Sipas shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, mungesa e vullnetit politik për trajtimin e ushtarakëve duket qartë në mos marrjen e masave për zbatimin e ligjit. Sipas Zoi Kotes, ka rreth një vit që ushtarakët nuk përfitojnë pensionin e parakohshëm dhe suplementar, dhe mos zbatimi i ligjit do të çonte në vonesa të tjera për trajtimin e ushtarakëve. Në fakt në ligjin që ushtarakët kërkojnë të zbatohet parashikohet një ulje e masës së pensionit suplementar pasi nuk merret më në llogaritje paga referuese, por paga mesatare referuese, gjë që do të ndihmoi qeverinë në përballimin e kostos financiare. Miratimi i ligjit 10142 në maj të viti 2009, shkaktoi shumë probleme për ushtarakët e dal në rezervë, madje ky ligj i përkeqësoi të drejtat e përfituara nga statusi i ushtarakëve të miratuar në vitin 2006. Pikat me të cilat binin në kundërshti ushtarakët e dal në rezervë ishin këto. Së pasi ligji ulte masën e pensionit të parakohshëm që përfiton ushtarakët. Së dyti ligji i ndante pensionet e ushtarakëve në mënyrë të pabarabartë, gjë që u anulua, më pas në vitin 2007 me vendim të Gjykatë Kushtetuese.

28 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›