E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisje spektakolare nga burgu i Pizas i dy shqiptarëve



PIZA - Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Pizas në Itali. Media italiane duke iu referuar policisë shkruajnë se dy shqiptarët ishin arratisur dy ditë më parë duke kaluar muret e burgut me ndihmën e çarçafëve të bërë si litar ndërsa alarmi që sinjalizon tentativat e arratisjes nuk funksiononte prej kohësh. Dy të arratisurit, të identifikuar si Bledar Shehu, 27 vjeç dhe Roland Dedja, 26 vjeç pasi kanë kaluar muret e burgut kanë ndaluar një grua e cila drejtonte një makinë tip “Jeep” dhe pasi e kanë detyruar të zbresë janë larguar në drejtim të paditur. Sekretari i sindikatës së policisë së burgut Donato Kapeçe ka folur për një “arratisje të paralajmëruar” për shkak të mungesës së stafit. Madje as muret e burgut nuk ruheshin me roje, shkruajnë mediat italiane. Dy shqiptarët të arratisurit rezulton se ende nuk kishin marrë dënimin përfundim. Njëri nga shqiptarët ishte në burg për vjedhje ndërsa tjetri për vrasje. Departamenti i administrimit të burgjeve ka nisur hetimet ndërsa ka nisur dhe operacioni në tokë dhe ajër për arrestimin e tyre. Në dispozicion të kërkimeve është vënë dhe një helikopter. Policia po kontrollon në të gjithë qytetin dhe akset kryesore të Pizës. Në të gjithë stacionet e policisë janë shpërndarë fotot e dy të arratisurve si dhe po mbahen nën kontroll supermarketit, ku mendohet se dy të arratisurit mund të hyjnë për të marrë para të domosdoshme për arratisjen e tyre.

28 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›