Vodhi 1.3 mln pranga ish-kreut te bankes
FIER - Perfitoi 1.3 milione euro arrestohet ish-drejtori i nje banke te nivelit te dyte ne Fier. Nga burimet zyrtare te policise se Fierit behet e ditur se u vu ne pranga shtetasi Gjergji Xhaho 40 vjec i cili nga viti 2005-2008 ishte me detyre drejtor i saj. Ne kete operacion ka marre pjese pikerisht policia e Qarkut te Fierit se bashku me Task-Forcen kunder krimit ekonomik. Nga burimet brenda bluve fierake mesohet se 40-vjecari ka vepruar gjate kohes kur u vu ne emer te bankes ne filialin e Fierit. Pergjate 3 vjeteve te detyres sipas policise Xhaho ka arritur te kryeje veprime te paligjshme duke pervetesuar shumen e konsiderueshme. Ju njoftojme se pas nje pune disamujore eshte arritur te vihet ne pranga ish-drejtori i nje filiali banke
ne Fier. Gjergji Xhaho 40 vjec akuzohet se ka vjedhur 1.3 milione euro qysh nga viti 2005. Duke qene supervizor dhe drejtor banke njekohesisht ai ka arritur te vjedhe nepermjet transaksioneve te paligjshme shumen e lartpermendur beri te ditur zyrtarisht policia e Fierit. Nuk jepen shume detaje per perfitimin ne menyre te padrejte per shkak te hetimit te ceshtjes por ato pak te dhena flasin per veprime arbitrare te Xhahos duke bere transaksione me individe dhe subjekte te ndryshme. Mesohet gjithashtu se 40-vjecari ka qene ne survejim gjate vitit 2010 vit qe e ka gjetur jo ne te njejtin post por si ekonomist te thjeshte ne banke. Ish-drejtori i filialit te bankes ne Fier akuzohet tashme per vjedhje nepermjet shperdorimit te detyres dhe perfitim te padrejte. Nderkohe policia ka njoftuar pak me vone se ndaj ketij shtetasi eshte caktuar po dje edhe masa e sigurise arrest me burg. Nga verifikimet e para te llogarise bankare personale te Xhahos eshte gjetur vetem nje shume e vogel parash. Nga persona te afert me 40-vjecarin mesohet se ai shpesh luante ne lojera fati por nuk dihet ende nese parate e perfituara nga banka jane shpenzuar ne kazino. Gjergji Xhaho ishte me profesion ekonomist dhe banka ne te cilen akuzohet se ka kryer abuzimet eshte e para ku ai nisi te ushtronte profesionin. m.r