E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet, minatorët i bëjnë peticion Berishës

Bulqizë Kërkojnë edhe mjekë specialistë dhe zbutje taksash

Sindikata e minatorëve të Bulqizës i ka kërkuar takim Kryeministrit Sali Berisha për të zgjidhur problemet që i shqetësojnë ndër vite. Kjo konfirmohet nga kryetari i sindikatës së minatorëve, Dilaver Përkoxha, i cili ka zbardhur për “Shqip” detaje nga kërkesa drejtuar Kryeministrit. Sipas kryesindikalistit, ndër problemet më kryesore mbetet ndryshimi i moshës së daljes në pension, që me gjithë kërkesat dhe protestat në vazhdimësi të minatorëve në mbarë vendin, ende nuk ka marrë zgjidhjen e duhur. “Minatorët në mbarë vendin, nuk bien dakord me VKM-në për moshën e pensionit, që parashikon shtesë në pagë për minatorët mbi 50 vjeç”, thotë Përkoxha. Veç kësaj, një tjetër problem për të cilin minatorët kërkojnë ndihmë nga Kryeministri për zgjidhjen e tij mbetet edhe ai i sigurimit të një mjeku kirurg, që është tejet i domosdoshëm, po të kemi parasysh natyrën e punës në minierë ku aksidentet mbeten permanente. “Në spitalin e Bulqizës nuk ka sallë operacioni, pasi mungon mjeku anestezisto-reanimator, por nuk mund të presësh as edhe një urgjencë të momentit”, thotë Përkoxha. Ndërkaq, një tjetër kërkesë ndaj Kryeministrit është heqja e taksës së sheshtë për minatorët.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›