Tre artistë nga Kosova në MHK me pikturë e skulpturë
Ekspozita
U çel dje pasdite në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar ekspozita e përbashkët e tre artistëve nga Kosova. Milot Mustafa, Arafat Hasani dhe Faton Aliu janë artistët pjesëmarrës, të cilët sjellin para publikut punime në pikturë dhe në skulpturë. Pas një ekspozite të vetëm disa dite më parë të katër artistëve nga Kosova me punime në grafikë e pikturë, vjen menjëherë ekspozita e tre artistëve të tjerë po nga Kosova. Edhe më parë, këta tre artistë kanë qenë pjesë e ekspozitave të përbashkëta jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj.
#