E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenetika faktor predominues per semundjen

Autizmi eshte nje semundje qe prek aftesite e personit per te komunikuar me te tjeret. Studiuesit nuk e dine shkakun e kesaj semundjeje por ata dyshojne se faktore gjenetike dhe te mjedisit mund te ndikojne. Grate qe mbeten shtatzena pak kohe pas lindjes se femijes se pare shtojne mundesite e autizmit tek femija i dyte thuhet ne nje studim te Universitetit Kolumbia. Autoret e studimit shqyrtuan gjendjen shendetesore te me shume se 500 mije femijeve te dyte dhe kohen mes shtatzenise se pare dhe mbetjes shtatzene me femijen e dyte. Dr. Thomas Frazier nuk mori pjese ne studim por ai eshte ekspert mbi autizmin ne Kliniken e Klivlandit. Nese femija e dyte lindi brenda 12 muajsh pas lindjes se pare femija e dyte kishte me shume mundesi te prekej nga autizmi. Madje mundesite mund te jene edhe 3 here me te medha. Per femijet nenat e te cileve mbeten shtatzene 1 deri ne 2 vjet pas lindjes se pare studiuesit arriten ne perfundimin se ata kishin 1.25 here me shume te ngjare te diagnostikoheshin me autizem. Studiuesit thone se arsyeja e mundshme per kete rrezik te madh eshte se trupi i gruas mund te kete nivele me te uleta te vlerave ushqimore pas lindjes se pare ose mund te kete lidhje me nivelet me te larta te stresit pas shtatzenise se pare. Ekzistojne mundesi te shumta sepse kemi te bejme me nje mjedis shume kompleks. Ne na duhet te shqyrtojme shume faktore dhe prova si nje detektiv qe perpiqet te gjeje shkakun qe con ne kete efekt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›