Braçe: Berisha rrit pagat me një dorë dhe i cënon me të dyja
Autori i Lajmit: red.
Kryeminstri Sali Berisha rriti sërish taksat për të gjithë të punësuarit në shtet dhe në privat si dhe të vetpunësuarit në bujqësi. Kështu është shprehur dje nënkryetari i Grupit Paralamentar të PS-së, Erion Braçe lidhur me vendimin e qeverisë për sigurimet shoqërore. Sipas tij me këtë vendim Berisha po thellon krizën në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë që kanë dhe numrin më të madh të punësuarve siç është industria e lehtë, tekstilet, ajo e këpucëve, agro - përpunimit, ndërtimit etj. dhe përmes rritjes së taksave po shtrenjton koston e një vendi pune në kushtet e një papunësi në rritje. “Në programin e qeverisë për vitin 2005-2009, në faqen që ka të bëjë me pagat dhe pensionet kryeministri i vendit thotë: rritja e pagave dhe pensioneve do të jetë një prioritet i politikave buxhetore të mazhorancës së re dhe qeverisë së saj. Pensionet do të dyfishohen brenda periudhës 4-vjeçare ndërsa do të vazhdojë ngushtimi i diferencës së qytetit me ato të fshatit. Përkundër kësaj kryeministri ynë ka marrë si angazhim në programin e qeverisë, apo edhe përtej saj shpesh herë kryeministri me shenjë, ka thënë se pensioni minimal në qytet do të jetë 100 mijë lekë. Natyrisht që na ka gënjyer dy herë. Kryeministri ndërsa ka premtuar dyfishimin e pensioneve ka rritur asnjëherë dyfishin e të ardhurave brenda të cilave janë dhe kompensimi për energjinë elektrike që jepet apo nuk jepet, kompensimi për çmimin e bukës që nuk jepet dhe kompensime të tjera familjare. Mosmbajtja e premtimit konfirmohet nga vetë ai. Në vendimin e djeshëm të këshillit të ministrave për pensionet, në faqen 7 thuhet: shuma bazë e përfitimeve nga pensionet, në mbështetje të neneve 2, 32, 36 të ligjit 7703 datë 11.5.1993 për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar” shuma bazë e përfitimit nga pensioni nga data 1.7.2008 e në vazhdim do të jetë 9515 lekë të reja në muaj. Pra jo 10 mijë lekë. Jo 100 mijë lekë të vjetra por 95150 lekë të vjetra në muaj. E thotë vetë Berisha. Po kështu në mbështetje të pikës 4, të neni 27 të ligjit 7703 datë 11.5.1993 për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, shuma bazë e përfitimit për gratë të cilat e kanë periudhën e fundit të sigurimit si të vetëpunësuara në bujqësi, pra në fshat nga data 1.7.2008 e në vazhdim do të jetë 5200 lekë në muaj,” ka argumentuar Braçe vendimin e qeverisë për siguriet shoqërore.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008