Pensionet sipas vjetërsisë së titullit
19/04/2009 Akademikët
Kreu i Ministrisë së Arsimit, Fatos Baja, ka sqaruar gjatë ditës së djeshme përfitimet që do të kenë stafet akademike me tituj në bazë të vendimit të miratuar pak ditë më parë nga qeveria. Sipas ministrit, nga vendimi i qeverisë për pensione suplementare do të përfitojnë të gjithë profesorët dhe profesorët e asociuar, si ata që janë tashmë në pension, edhe ata që do të dalin në pension. Trajtimi me pensione suplementare i rreth 450 përfituesve do të marrë në konsideratë kontributin e secilit prej përfituesve, e njëkohësisht dhe vjetërsinë në marrjen e titullit “Profesor” ose grada të tjera. “Kjo përcaktohet për secilin në bazë të një koeficienti që është 1.3 për qind e pagës referuese të profesorit dhe 1.1 për qind e pagës referuese të profesorit të asociuar. Njëkohësisht vendimi i qeverisë përcakton edhe disa kufizime për pensionin minimal dhe maksimal për të garantuar që të gjithë profesorët të përfitojnë. Tavani i shumës është 4 pensione pleqërie bazë, sipas ligjit përkatës”, - ka pohuar Beja. Kjo do të thotë se për profesorët që do të kontribuojnë me të ardhurat e tyre të sotme (me sigurime shoqërore) në ushtrimin e detyrës së tyre, në një kohë që shuma do të shkojë deri në 50 për qind të ardhurave të atyre që kanë dalë në pension dhe nuk mund të kontribuojnë për këtë pension suplementar.
Të drejtat e pacientit
Kërkohet rinovimi i legjislacionit
Respektimi i të drejtave të pacientit pranë institucioneve shëndetësore në vendin tonë shfaq mangësi të theksuara jo vetëm në cilësinë e shërbimit të ofruar, por dhe në informimin e pacientëve. Në një tryezë të rrumbullakët të zhvilluar dje ndërmjet Avokatit të Popullit dhe Qendrës së Akreditimit të Spitaleve është kërkuar marrja e masave të menjëhershme (veçanërisht në aspektin ligjor) mbi ndryshimin e kësaj situate, çka në shumë raste ka çuar në shpërthimin e konflikteve ndërmjet bluzave të bardha e pacientëve. Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ka renditur se duhet konsideruar si prioritet për të ardhmen krijimi me urgjencë i legjislacionit të munguar për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, krijimin e mekanizmave rregullatorë dhe të një kulture të re të përgjegjësisë për gjithçka që bëjmë dhe nuk bëjmë për pacientin. "Konstatohet se personeli ynë mjekësor nuk është ende i përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të pacientëve, sidomos për të respektuar të drejtat e tyre. Informimi i pacientit për të drejtat e tij gjatë shërbimit shëndetësor që i ofrohet, rezulton të jetë i mangët”, - ka pohuar Dobjani.